''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

461 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 July 2017

Agjencia Kundër Korrupsionit organizon takim informues me zyrtarët e lartë publik në veriun e Kosovës

Agjencia Kundër Korrupsionit ka organizuar një takim informues me zyrtarët e lartë publik në komunat e veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit kanë elaboruar para të pranishmëve misionin dhe rolin e Agjencisë, aspekte që ndërlidhen me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, konfliktin e interesit, si dhe mekanizmat e nisjes dhe zhvillimit të procedurave hetimore në kuadër të kompetencave ligjore të Agjencisë.
Pjesëmarrësit në punëtori kanë shfaqur interesim të marrin shpjegimet e udhëheqësve të divizioneve përkatëse të Agjencisë përkitazi me aspekte të deklarimit të pasurisë, plotësimin e formularëve për deklarimin e pasurisë dhe dhuratave, si dhe sqarime për situata të ndryshme që potencialisht mund të rezultojnë me konflikt interesi.
Takimi informues me zyrtarët e lartë publik në veriun e Kosovës është realizuar me mbështetjen financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Kthehu tek lajmet tjera