''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

447 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 March 2018

Agjencia Kundër Korrupsionit do të përftojë nga përvoja e Koresë së Jugut në parandalimin e korrupsionit

Prishtinë, 7 mars 2018 – Zyra e UNDP-së në Kosovë dhe Qendra e Politikave të UNDP-së me seli Seul kanë nisur me zbatimin e pilot-projektit “Themelimi i Sistemit për Identifikimin e Rreziqeve të Korrupsionit në Legjislacionin Kosovar”.

Në kuadër të këtij pilot projekti, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Komisioni Kundër-Korrupsion dhe të Drejta Civile i Republikës së Koresë së Jugut do të bashkëpunojnë në zhvillimin e kornizës ligjore dhe institucionale për shqyrtimin e legjislacionit dhe eliminimin e rreziqeve nga korrupsioni. Me këtë rast, Agjencia do të përfitojë nga praktikat dhe përvojat koreane-jugore në ndërtimin e një sistemi për vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni përmes identifikimit dhe mënjanimit të hapësirave për korrupsion në legjislacionin aktual.

Vlerësimi i rreziqeve nga korrupsioni dhe mënjanimi i tyre është një nga masat më efikase kundër-korrupsion që Korea Jugore ka zbatuar në dhjetëvjeçarin e fundit.

Të pranishëm në telekonferencën që shënoi nisjen e projektit ishin përfaqësues të Komisionit për Legjislacion dhe Mbikëqyrje të Agjencisë Kundër-Korrupsion, Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Presidentit, Zyrës së Kryeministrit dhe të shoqërisë civile.

Kthehu tek lajmet tjera