''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43663 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 July 2020

Nga gjithsej 4721 zyrtarë të lartë publik, 4625 zyrtarë kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë

Prishtinë, 08 korrik 2020

Në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, Agjencia kundër Korrupsion njofton se deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka përfunduar, dhe nga gjithsej 4721 e  zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4625 zyrtarë të lartë publik ose (97.96%), duke përmbyllur kështu procesin e deklarimit të rregullt  vjetor të pasurisë.

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë  deri më 19.06.2020,  duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e  lartë publik për deklarimin e pasurisë.  

Nga numri i  përgjithshëm  prej 4721 të zyrtarëve të lartë publik që  kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4625 zyrtarë të lartë publikë  kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor,  63 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa  27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Duke e marrë parasysh situatën me COVID-19, si dhe mbarëvajtjen e procesit të deklarimit të pasurisë gjatë kësaj kohe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në listat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për informatat e publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve eventuale, sepse shumica e formularëve të deklarimit të pasurisë janë pranuar në mënyrë elektronike në email-adresa të ndryshme të AKK-së.

 

 

Me respekt,

Agjencia kundër Korrupsionit

 

Adresa: Rr. "Nazim Gafurri" nr.31; 10000, Prishtinë, Kosovë; Tel: +383 38 518 907 ose 200 10 716; E-mail: [email protected] ; www.akk-ks.org

Tabela Deklarimi i rregullt vjetor 2020

Lista finale

 

Kthehu tek lajmet tjera