''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43604 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 March 2020

Informatë për media

 

Fillon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, 02 mars  2020

 

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, më 01.mars 2020, ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të  gjithë zyrtarët e lartë publik  janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 

Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsion ka dërguar njoftimin tek të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (zyrtarët kontaktues për deklarimin e pasurisë) që të bëjnë deklarimin e pasurisë sipas afateve kohore të përcaktuara me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave nga data 01 deri më 31 mars 2020.

 

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, ka shprehur zotimin se gjatë procesit të deklarimit të pasurisë Agjencia kundër Korrupsionit, do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.

 

Deklarimit të rregullt vjetor i pasurisë janë të obliguar t’i  nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Në njoftimin  dërguar në Institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsion ka rikujtuar gjithashtu se  mos- deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik dhe  mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228  për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.

Për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës e zyrtarëve të cilët janë të obliguar ta bëjnë  për deklarimin e pasurisë, ju lutemi, vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së: www.akk-ks.org

 

Kthehu tek lajmet tjera