Prishtinë, 22 tetor 2019, Prishtinë
Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e organizatave Jo-qeveritare në Kosovë, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli priti sot në takim Drejtorin e Institutit Demokratik të Kosovës, z. Ismet Kryeziu.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Institutit Demokratik të Kosovës, në fushat me interes të përbashkët, të fokusuara në mandatin dhe fushëveprimin e Agjencisë kundër Korrupsion, me theks të veçantë, në realizimin e aktiviteteve konkrete që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Takimi mes Drejtorit Shaip Havolli dhe z. Kryeziu u realizua në kuadër të takimeve me përfaqësues të organizatave Jo- Qeveritare për planifikimin e aktiviteteve të organizmit të javës Kundër Korrupsion që do të organizohet në datat 09-13 dhjetor 2019.