''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43309 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 October 2019

Agjencia Kundër Korrupsion organizon trajnimin për trajtimin e konfliktit të interesit

09 tetor, 2019

Agjencia Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Francës-Zyrën Kombëtare kundër Mashtrimit, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale ka filluar trajnimin treditor për parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë publik.

Trajnimi i mbështetur nga TAIX (Ndihma teknike dhe instrumenti i shkëmbimit të informacionit të Komisionit Evropian),  ka për qëllim ofrimin e informatave, ekspertizës dhe shkëmbimin e praktikave më të vendeve të BE-së në parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë publik  gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare.

Trajnimi udhëhiqet nga  z. Bruno Nicoulaud, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare kundër Mashtrimit në Francë Ndërsa në trajnimin për parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve publik, po marrin pjesë zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Përveç fushës se parandalimit të konfliktit të interesit, trajnimi do të trajtojë edhe tema të  tjera që janë  që janë në interes dhe të  lidhura me mandatin dhe fushëveprimin e Agjencisë  Kundër Korrupsion.

 

 

Kthehu tek lajmet tjera