''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43153 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 June 2019

Punëtoria: Parandalimi Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik

Agjencia Kundër Korrupsionit, në kuadër të obligime ligjore të përcaktuara me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, në koordinim me Autoritetet Përgjegjëse, dhe me ndihmën e projektit PECK II – Projekti Kundër Krimit të Organizuar në Kosovë – i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ka realizuar punëtorinë me përfaqësuesit e komunave: Suharekë, Malishevë, Dragash, Klinë, Pejë, Deçan dhe Mamushë.  

Punëtoria u realizuara me qëllim të njoftimit të Zyrtarëve Përgjegjës të komunave dhe ndërmarrjeve publike lokale – si Autoritete Përgjegjëse – lidhur me: rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe rolin e Autoriteteve Përgjegjëse në zbatim të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik..

Nëpërmjet forumeve të diskutimit me zyrtarët e  institucioneve publike, lidhur me  Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, Agjencia Kundër Korrupsionit ka për qëllim  forcimin e integritetit të sektorit publik dhe garantimin ushtrimit të  detyrave publike në mënyrë objektive, të paanshme dhe transparente.

 

Kthehu tek lajmet tjera