Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli me bashkëpunëtor, priti në takim përfaqësues të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), të kryesuar nga z. John Egan, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të bërë vlerësimin e Strategjisë së Agjencisë Zhvillimore Austriake (ADA) për periudhën 2013-2020.
Drejtori i AKK-së, z. Havolli i njoftoi të pranishmit për rolin dhe mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit të bazuar në Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik si dhe kompetencat dhe përgjegjësitë e reja të Agjencisë Kundër Korrupsionit të bazuara në Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve i cili ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti.
Në takimin me përfaqësuesit e ECD-së, Drejtori i AKK-së, z. Shaip Havolli diskutoi me delegacionin edhe për rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në kuadër të mbështetjes së veprimeve për zbatimin e udhëzimeve ndërkombëtare dhe zbatimin e praktikave më të mira të OECD-së në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.
Në takim u diskutua edhe për rolin e ADA-s në Kosovë, projektet e realizuara deri tani si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Agjencinë Kundër Korrupsionit.