''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38040 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 March 2019

z. Havolli pret në takim Kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Drejtësisë

Prishtinë, 20 mars 2019 - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli dhe Ministrin e Drejtësisë z. Abelard Tahiri.

Në këtë takim z. Havolli njoftoi z. Veseli dhe z. Tahiri për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në ndryshimet legjislative, progresin, sfidat me të cilat përballet Agjencia si dhe në ngritjen e kapaciteteve të këtij institucioni në forcimin e mekanizmave në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

z. Veseli konfirmoi mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës për dhënien prioritet të iniciativave ligjore, në mënyrë që të kemi një kornizë ligjore e cila është e harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian dhe Konventat Ndërkombëtare në fushën e kundër korrupsionit.

z. Tahiri në anën tjetër, pasi njoftoi me aktivitetet që Ministria e Drejtësisë është duke ndërmarr në përmirësimin e mëtejmë të kornizës ligjore të pakove kundër korrupsionit, konfirmoi zotimin për procedimin e draftimit të rregullores për përcaktimin e procedurës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit në nivel qendror dhe të gjitha akteve nënligjore tjera përcjellëse.

Kthehu tek lajmet tjera