''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38038 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 March 2019

Vazhdon deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë nga zyrtarët e lartë publik

Prishtinë, 15 mars 2019 - Është duke vazhduar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik, të cilët, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë dhe ligji Nr. 04/l-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/l-050, janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti. Sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars.

Nga data 1 mars deri më 15 mars 2019, (sipas përditësimit të të dhënave të datës 15 mars 2019 në ora 15:00) numri i Zyrtarëve të Lartë që kanë dorëzuar formularët e Deklarimit të Pasurisë është: 733.

Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437, paragrafi 1 dhe 2).

Kthehu tek lajmet tjera