''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38036 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 March 2019

Komisioni për Legjislacion viziton Agjencinë Kundër Korrupsion

Prishtinë, 14 mars 2019 – Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të udhëhequr nga Kryetarja e Komisionit znj. Albulena Haxhiu dhe nën-Kryetari z. Hajdar Beqa, vizituan Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku u takuam Drejtorin e Agjencisë z. Shaip Havolli dhe përfaqësuesit tjerë të Agjencisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me zbatimin e dispozitave ligjore të Ligjit Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Takimi u fokusua në aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia Kundër Korrupsionit në zbatimin e këtij ligji, në sfidat me të cilat po përballen institucionet, Autoritetet Përgjegjëse, në zbatimin sa më të duhur të ligjit, si dhe në aktet nën-ligjore të cilat obligojnë Autoritetet Përgjegjëse të miratojnë siç përcakton ky ligj.

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion po ashtu u njoftuan nga z. Havolli në lidhje me punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit, dhe veprimet e ndërmarra në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, të arriturat e Agjencisë, ndryshimet e kornizës ligjore dhe si sfidat.

Kthehu tek lajmet tjera