''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

37844 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 December 2018

Agjencia hap dyert për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme

11, 12 dhjetor 2018 - Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Javës Kundër Korrupsionit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka ‘hapur dyert’ për nxënës të shkollave fillore të mesme.

Përgjatë dy ditëve Agjencinë e kanë vizituar rreth 100 nxënës të cilët kanë pasur mundësi që nga afër të njihen me ambientet dhe personelin e Agjencisë, punën që bën Agjencia, misioni dhe përgjegjësitë e saj në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Gjithashtu, vizitorëve u është ofruar një takim e shkurtër interaktiv me karakter vetëdijesues mbi trajtat e korrupsionit dhe identifikimin e tyre në ambientin ku jetojnë, format e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, ndëshkimet për ata që krijojnë pasuri të paligjshme përmes korrupsionit, veprimet që duhet ndërmarrë për ndërtimin e integritet të tyre, etj.

“Dyert e hapura” është një aktivitet që ka për synim edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rreziqet që sjellë korrupsioni si dhe nxitjen e bashkëpunimit të qytetarëve me Agjencinë Kundër Korrupsionit me qëllim të forcimit të partneritetit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.  

Kthehu tek lajmet tjera