''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

333 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 May 2018

Agjencia përfiton nga përvoja Koreane në fushën e vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, ishte pjesë e delegacionit kosovar që mori pjesë në misionin studimor në Korenë Jugore përkitazi me themelimin e një sistemi të vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni  dhe për hartimin e metodologjisë për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin kosovar.

                                                                   

Delegacioni nga Kosova u prit në takime nga institucionet relevante vendase dhe përfaqësues të institucioneve të luftimit të korrupsionit të Koresë, konkretisht me përfaqësuesit e Komisionit Kundër Korrupsionit dhe për të Drejtat Civile, Institutit Korean për Hulumtime Ligjore dhe Qendrës së Seulit për Politika që vepron në kuadër të UNDP-së.

                                                                     

Në kuadër të delegacionit kosovar në mision studimor në Korenë Jugore ishte edhe Kryetarja e Komisionit për Legjislacioni, Mandate dhe mbikëqyrjes të Agjencisë Kundër Korrupsionit nga Kuvendi i Kosovës, si dhe përfaqësuesit e zyrës së UNDP-së në Kosovë.

                                                                  

Vizita është organizuar nga data 24 deri 27 Prill 2018 në Seul dhe Sejon të Koresë në kuadër të projektit “Partneriteti për Zgjidhjet e Qëndrueshme në fushën e Kundër-Korrupsionit - Vlerësimi për Rreziqet e Korrupsionit” që zbatohet me përfshirjen e zyrave të UNDP-së në Kore dhe në Kosovë.

                                                                  

 

Kthehu tek lajmet tjera