''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

308 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 April 2018

NJOFTIM PËR MEDIA - Sqarim i AKK-së rreth formularit të deklarimit të pasurisë të z. Shyqiri Bytyqi

Njoftojmë mediat dhe publikun se Agjencisë Kundër Korrupsionit nga vetë deklaruesi i është tërhequr vëmendja për disa pasaktësi gjuhësore në regjistrin e deklarimit të pasurisë, më saktësisht në formularin e dorëzuar nga z. Shyqiri Bytyqi. 

Duam t’ia bëjmë të qartë mediave dhe publikut se, në rastin konkret, gjatë bartjes së të dhënave nga formularët individual në regjistrin e unifikuar të deklarimit të pasurisë, shprehjet: banesë, truall dhe trashëgimi janë regjistruar me të meta drejtshkrimore dhe për rrjedhojë janë bërë subjekt i trajtimit të mediave. Këto të meta janë mënjanuar dhe formulari është i korrigjuar është vendosur në regjistër. 

Agjencia Kundër Korrupsionit i kërkon ndjesë z. Shyqiri Bytyqi për ndonjë shqetësim eventual që mund t’i jetë shkaktuar nga kjo pasaktësi dhe në të njëjtën kohë e sigurojmë se fjala është për një gabim njerëzor në procesin e futjes së të dhënave në regjistër. 

Me këtë rast duam t’ju rikujtojmë se Agjencia në publikimet e ngjashme preliminare ka paralajmëruar opinionin për gabimet e mundshme të natyrave teknike dhe ka kërkuar nga zyrtarët e lartë që të njoftojnë Agjencinë për ndonjë gabim të mundshëm, në mënyrë që pasaktësitë dhe paqartësitë në publikim të evitoheshin me kohë. 

Po ashtu, përmes këtij njoftimi edhe një herë i bëjmë thirrje zyrtarëve të lartë publikë që të vënë në dijeni Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndonjë lëshim teknik që mund të jetë bërë gjatë përshkrimit të formularëve të deklarimit të pasurisë dhe transferimit të tyre në bazën e të dhënave. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që të kenë mirëkuptim dhe në raste të tilla të kontaktojnë Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave nga formularët e pasurisë së deklaruar. 

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Kthehu tek lajmet tjera