Katalogu i dhuratave
Bazuar në Ligjin nr. 04/L-050 si dhe Ligjin Nr. 04/L-228, Institucionet publike duhet t’i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave. Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen në regjistrin e dhuratave nga personi zyrtar që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. Kopjet e katalogëve duhet t’i dërgojnë në AKK jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim.
Dorëzimi i katalogut të dhuratave
Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2018 ka pranuar njoftimin nga 28 institucione, të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata 7 nga këto institucione, ndërsa 21 kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak.
Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Presidenca 10 dhurata; Kuvendi i Kosovës 6 dhurata; Zyra e Kryeministrit 32 dhurata; Ministria e Integrimit Evropian 3 dhurata; Universiteti ‘Ukshin Hoti’ Prizren 26; Gjykata Kushtetuese 3 dhurata; Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë 1 dhuratë.
Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar kopjet e katalogut në AKK, janë të paraqitura në tabelën në vijim:
Institucioni |
Protokollare |
Rastit |
Numri i përgjithshëm |
Presidenca |
10 |
0 |
10 |
Kuvendi |
6 |
0 |
6 |
Zyra e Kryeministrit |
32 |
0 |
32 |
Ministria e Integrimit Evropian |
3 |
0 |
3 |
Universiteti ‘Ukshin Hoti’ Prizren |
26 |
0 |
26 |
Gjykata Kushtetuese |
3 |
0 |
3 |
Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë |
1 |
0 |
1 |
Totali |
81 |
0 |
81 |