''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1368 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 January 2017

Prezantohen rekomandimet e PECK II për Agjencinë Kundër Korrupsionit

Projekti Kundër Krimit Ekonomik (PECK II) ka paraqitur të gjeturat dhe rekomandimet për avancimin e punës dhe efikasitetit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK). Forcimi i mëtejmë i aspekteve organizative dhe operacionale të AKK-së, identifikimi i fushave për përmirësim brenda strukturës së brendshme organizative, si dhe identifikimi i nevojave për ngritjen e kapaciteteve institucionale të Agjencisë ishin tre drejtimet kryesore të këtij hulumtimi të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Këshilli i Europës.

 

Kompetencat e Agjencisë përkitazi me hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Anti-Korrupsion dhe në aspektin e përfaqësimit institucional, përgjegjësia e AKK-së në hartimin e dokumenteve strategjike, kompetencat dhe kapacitetet e AKK-së në administrimin e hetimeve paraprake, informimi publik dhe marrëdhëniet me media ishin disa nga pikat ku u përqendrua diskutimi i pjesëmarrësve.

 

 

Drejtori i AKK-së z. Shaip Havolli vlerësoi nismën për këtë hulumtim duke nënvizuar se “pas 10 vjetësh të funksionimit të saj, Agjencia kishte nevojë për një shikim të rolit të saj”. Ai i siguroi pjesëmarrësit se për shumicën e rekomandimeve tashmë janë ndërmarrë hapa konkret në adresimin e tyre, duke shtuar se mbeten për t’u sqaruar edhe disa paqartësi përkitazi me kompetencat e Agjencisë në disa fusha të caktuara. Z. Havolli falënderoi me këtë rast drejtuesit e projektit PECK II dhe ekspertët e tyre Lusi de Sousa dhe Nicholas Charron për punën e kryer, UNDP-në për mbështetjen e ofruar AKK-së me ekspertizë në fusha të ndryshme, Këshillin e Europës për mbështetjen teknike dhe profesionale avancimin e punës së Agjencisë, por edhe faktorët relevantë, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat për bashkëpunimin e ofruar.

 

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin të gjithë aktorët dhe faktorët relevant në përbërje të mekanizmit në luftën kundër korrupsionit, si: Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, UNDP, EULEX, USAID, Ambasada e Britanisë së Madhe si dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile. Në panelin e diskutuesve, përveç drejtorit të AKK-së, ishin edhe Zëvendës Ministri i Drejtësisë z. Lirak Çelaj, Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion znj. Albulena Haxhiu dhe Zëvendës Kryeprokurorja e Shtetit znj. Sevdije Morina.

Kthehu tek lajmet tjera