''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1366 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 January 2017

Drejtori i AKK-së priti në takim shefin e UNDP-së në Kosovë z. Andrew Russell

Drejtori i AKK-së priti në takim shefin e UNDP-së në Kosovë z. Andrew Russell

Drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit z Shaip Havolli, priti sot në takim, -  Koordinatorin për Zhvillimi të  OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm  i UNDP-së në Kosovë z. Andrew Russell, me të cilin bisedojë rreth dinamikës së zhvillimit të agjendës së projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që do të realizohen për gjatë vitit 2017.

Gjatë këtij takimi miqësor z. Havolli e falënderoj  z. Russell, për gjithë ndihmën që zyra e UNDP-së në Kosovë i ka dhënë Agjencisë që nga themelimi I saj, por edhe për përkushtimin e treguar nga ana e UNDP-së për ti mbështetur projektet dhe iniciativat e AKK-së për  gjatë vitit 2017,  për mes programit kundër korrupsionit SAEK II.

Nga ana e tij z. Russell, shprehu  gatishmërinë e UNDP-së për të ofruar mbështetje  në realizimin e misionit të Agjencisë  konform  nevojave  të saj,

 

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se  bashkëpunimi i  deritanishëm në projekte të ndryshme anti- korrupsion ka dhënë rezultate dhe se fryma e njëjtë e bashkëpunimit  do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kthehu tek lajmet tjera