''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1286 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 February 2016

Nesër fillon procesi I deklarimit të rregull vjetor I pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Nesër (01 mars 2016)  fillon zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së  tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit komfor Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar. 

Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor. Për të shkarkuar Formularët për deklarimin e pasurisë, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së, www.akk-ks.org. 

Gjithashtu ju rikujtojmë se mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do ushtroj kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.

Agjencia kundër Korrupsionit është e hapur të bashkëpunoi me të gjithë zyrtarët (pikat kontaktuese) si dhe me të gjithë zyrtarët e lartë publik të institucioneve në mënyrë që procesi një mujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Sipas Ligjit në fjalë deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.

Këtë proces do ta përcjellë edhe një spot televiziv vetëdijesues  për deklarimin e pasurisë që do të transmetohet në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK). Spoti   është realizuar me ndihmën e EULEX-it.

 

Shkarko listën e zyrtareve si pdf

Kthehu tek lajmet tjera