''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1221 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 July 2015

AKK i rekomandon MF-së anulimin e tenderit: “Shërbimet e krijimit të Spoteve televizive dhe dizajnimi i web faqes së Ministrisë së Financave”

Prishtinë, 15 korrik 2015 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni i rekomandojë  Ministrisë së Financave që si Autoritet Kontraktues t`i ndërmerr  të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin ''  Shërbimet e krijimit të Spoteve televizive dhe dizajnimi i web faqes së Ministrisë së Financave.

 

Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka trajtuar këtë procedurë të prokurimit ku gjatë shqyrtimit dhe ekzaminimit të dokumenteve në dispozicion për këtë tender, ka hasur në disa kërkesa të cilat janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës.

 

Në njoftimin për kontratë i cili është publikuar në faqen elektronike të KRPP-s tek rubrika III.2.3) Kapaciteti Teknik dhe profesional tek Llot 2 ku është paraparë dizajnimi i Ueb-Faqes është kërkuar nga Operatori ekonomik të ofrojë dëshmi se ka ose mund të angazhojë staf të mjaftueshëm për kryerjen e projektit, siq janë:  Udhëheqësi i ekipit duhet të jetë inxhinier i diplomuar dhe të ofrojë diplomë ose dëshmi të cilat vërtetojnë  përvojën e tij. Po ashtu janë kërkuar Referenca për web zhvillim,  dhe referencë për  web aplikacione.

 

Kërkesa këto për të cilat Agjencia Kundër Korrupsionit konsideron se janë diskriminuese dhe kufizojnë konkurrencën e lirë në mesin e Operatorëve ekonomik. Sipas LPP-së Autoriteti kontraktues ka të drejtë të kërkojë kontrata dhe referenca për furnizimet që ka realizuar Operatori ekonomik me Institucionet Publike, misionet ndërkombëtare dhe Institucionet Private, mirëpo nuk është e lejuar që të kërkohen kontratat dhe referencat vetëm nga Institucionet Publike, por duhet të pranohen kontratat dhe referencat edhe nga Institucionet tjera Ndërkombëtare e private me kusht që kontratat dhe referencat me Operator Ekonomik Privat të vërtetohen përmes transaksioneve.

 

Gjithashtu nuk është e lejuar që kontratat apo referencat të kërkohen nga Operatorët ekonomik, pa u kërkuar të njëjtat në 3 vitet e fundit ( 2012, 2013 dhe 2014). Për më tepër tek kërkesa a) ku është kërkuar Inxhinier i diplomuar nuk është theksuar se çfarë kualifikimi universitar duhet të ketë me ç ‘rast kemi një kërkesë jo precize jo të qartë për tenderuesit.

 

Tek  Dëshmia e kërkuar dokumentare është kërkuar lista e shërbimeve duke saktësuar: shumën e kontratës, datën dhe pranuesit. Për dëshmi duhet referencat për realizimin e suksesshëm të kontratave për shërbime në fushën e planifikimit hapësinor të realizuara gjatë 3(tri) viteve të fundit. Kërkesë kjo për të cilën AKK konsideron se është tërësisht e panevojshme dhe nuk ka të bëjë fare me natyrën dhe llojin e prokurimit në fjalë.

 

Agjencia ka vërejtur edhe shkelje të tjera dhe konsideron  se veprimet e Autoritetit Kontraktues bien ndesh parimet e  Ligjit për Prokurimin Publik dhe udhëzimet administrative.

 

Si rrjedhojë AKK Agjencia kundër Korrupsionit rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti Kontraktues që t’i mos i përsëris praktikat e tilla në të ardhmen.

 

 

Opinioni zyrtar i Agjencisë

Kthehu tek lajmet tjera