''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1220 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 July 2015

AKK i rekomandon komunës së Deçanit anulimin e tenderit: “Punimi i Sistemit të Ujësjellësit në Regjionin e Vokshit”

Prishtinë, 09 korrik 2015 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni i ka rekomanduar Komunës së  Deçanit që si Autoritet Kontraktues,  t`i ndërmerr  të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin '' Punimi i Sistemit të Ujësjellësit në Regjionin e Vokshit – Lloqan '', në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka trajtuar këtë procedurë të prokurimit ku gjatë shqyrtimit dhe ekzaminimit të dokumenteve në dispozicion për këtë tender, ka hasur në disa kërkesa të cilat janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës.

Agjencia pasi ka shqyrtuar dhe analizuar me kujdes dokumentet përkatëse të kësaj procedure të prokurimit ka konstatuar shkeljet si në vijim: Në Dosjen e përgatitur për këtë tender dhe njoftimin për kontratë i cili është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së tek rubrika III.2.3) Kapaciteti ekonomik dhe financiar  tek kërkesa 1. është kërkuar  vlera e përgjithshme monetare e punëve të ekzekutuara në lëmin e ndërtimit, rikonstruktimit ose rehabilitimit të ujësjellësve në tri vitet e fundit, për operatorin ekonomik ose grupin e operatorëve ekonomik jo më e vogël se 160.000,00 €. Ndërsa si dëshmi e kërkuar dokumentare janë kërkuar kopjet e kontratave jo më e vogël se dyfishi i vlerës së ofertës të lëmisë së kërkuar në periudhën e shkuar trevjeçare, duke bashkëngjitur referenca dhe kontrata duke treguar vlerën, datën, natyrën dhe vendndodhjen e projekteve të punëve në lëmin  e kërkuar.

Agjencia konsideronë se kjo kërkesë bie ndesh me Ligjin për Prokurimin publik.  LPP-së nuk e parasheh  që një kërkesë e tillë që vërteton aftësinë teknike ose profesionale të kërkohet në kuadër të rubrikës Kërkesat mbi Gjendjen ekonomike dhe financiare. Legjislacioni në fuqi e parasheh se Autoriteti kontraktues mund të caktojë një kriter të tillë të përzgjedhjes për ta vërtetuar aftësinë teknike ose profesionale të Operatorit ekonomik, por nuk lejohet në asnjë mënyrë që një kërkesë të tillë ta kërkojë për të dëshmuar aftësinë mbi gjendjen ekonomike dhe financiare.

Në njoftimin e publikuar për kontratë dhe në dokumentet e dosjes së tenderit tek rubrika III.2.4) Kapaciteti teknik dhe profesional tek kërkesa 3 është kërkuar Lista e punëtorëve të përhershëm të kompanisë e  vërtetuar nga ATK.

 

Mesatarja e të punësuarve ( që janë në listën e pagave) duhet të jetë min. 25 të punësuar. Në të njëjtën rubrikë është kërkuar që Bartësi kryesor i projektit të ketë mbi 60% të vlerës së projektit. Kërkesa këto për të cilat AKK konsideron se janë diskriminuese dhe kufizojnë konkurrencën e lirë ne mes të Operatorëve ekonomik. Gjatë përcaktimit të kërkesave për kualifikim, Autoriteti Kontraktues duhet të ketë parasysh dhe ti kushtoj rëndësi të veçantë zhvillimit të Operatorëve ekonomik të rinj dhe të formuloj kërkesat minimale të kualifikimit në mënyrë që Operatorët e rinj ekonomik të cilët kanë një shkallë të kënaqshme ekonomike, teknike, të kenë mundësinë të konkurrojnë dhe të jenë pjesë e konkurrencës së lirë dhe të ndershme.

Për më tej kërkesa e cila është caktuar nga Autoriteti kontraktues që Bartësi kryesor i projektit të ketë mbi 60% të vlerës së projektit është në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 71 të LPP-së.

Agjencia konsideron  se veprimet e Autoritetit kontraktues bien ndesh parimet e Ligjit për Prokurimin Publik dhe i rekomandon  Komunës së Deçanit anulimin e kësaj procedure të prokurimit.

 

Shkarko Opinionin zyrtar!

Kthehu tek lajmet tjera