''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1173 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 December 2014

AKK njofton zyrtarët e Qeverisë për obligimin e deklarimit të pasurisë

Prishtinë, 18 dhjetor 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik të cilët pas konstituimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës më 9 dhjetor 2014 janë emëruar në pozita, që me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë hyjnë në kategorinë e zyrtarëve të lartë publik, kanë për obligim deklarimin e pasurisë brenda afatit 30 ditor që nga dita e marrjes së detyrës së re. Në këtë rast bëhet fjalë për zyrtarët e lartë publik të cilët paraprakisht nuk kanë qenë të angazhuar nëpër pozita publike obligative për deklarimin e pasurisë. 

Nga ana tjetër zyrtarët e lartë publik të cilët kanë qenë në poste publike (deklaruese) dhe nuk kanë pasur shkëputje nga pozitat deklaruese por vetëm ndryshime të posteve publike nuk kanë për obligim të deklarojnë pasurinë deri në afatin e rregullt vjetor në muajin mars 2015.

Zyrtarët e lartë publik të cilët kanë përfunduar mandatin apo nuk janë në pozita deklaruese,- me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë janë të obliguar po ashtu të deklarojnë pasurinë brenda afatit 30 ditor pas mbarimit të mandatit.

Në rast se gjatë këtij procesi zyrtarët e lartë publik të cilët mund të kenë paqartësi rreth procesit të deklarimit të pasurisë ata mund të konsultohen me zyrtarët kontaktues nëpër institucionet e tyre, por një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe me zyrtarët e Agjencisë të cilët do të japin shpjegime të hollësishme rreth këtij procesi. 

Agjencia u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të kategorive të lartë përmendura që ta respektojnë afatin ligjor për deklarimin e pasurisë, pasi që siç dihet Kodi Penal I Republikës së Kosovës mos deklarimin e pasurisë e parasheh si vepër penale.

Kthehu tek lajmet tjera