''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1162 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 September 2014

Opinioni i Agjencisë në lidhje me rastin e zgjedhjes së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina

Prishtinë 26 shtator 2014 - Mbështetur në nenin 5 paragrafi 1 pika 1.12 të Ligjit 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit dhe nenit 19 paragrafi 1 pika 1.5 dhe 1.6 të Ligjit nr.04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, lidhur me kërkesën tuaj të dt. 05.09.2014, me të cilën keni kërkuar shqyrtimin e vendimit të Këshillit drejtues të UP-së “Hasan Prishtina” për zgjedhjen e rektorit të UP-së “Hasan Prishtina”, nëse zgjedhja e tij, në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Drejtues të UP-së “Hasan Prishtina”, të dt. 02.09.2014, a paraqet konfliktit të interesit si shkelje e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, për faktin se një anëtarë i Këshillit Drejtues të UP-së “Hasan Prishtina”, përkatësisht z. Blerim Kamberi i cili ka marrë pjesë në votim, është burri i motrës së gruas (baxhanaku) i Rektorit të zgjedhur, me dt. 22.09.2014, ju njoftojmë se: në kuadër të kompetencave të Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK) lidhur me konfliktin e interesit, sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (L.P.K.I.), Agjencia jepë këtë

Opinion:

Burri i motrës se gruas (baxhanaku), nuk cilësohet si i afërt me zyrtarin, dhe nuk mund të quhet si lidhje familjare, pasi që Ligji për Parandalimin e Konfliktit te Interesit (Nr.04/L-051) nuk e njeh si kategori ligjore që hyn në afërsi me zyrtarin e lart. 

Bazuar në Nenin 4 të Ligjit nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, z. Blerim Kamberi në cilësinë e Anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së, nuk bën pjesë në listën e kategorizuar të zyrtarëve të lart publik dhe nuk i nënshtrohet termit si Zyrtarë i lartë publik në kontekst të Ligjit në fjalë. Kjo për faktin se z Kamberi është anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së i deleguar nga Senati i Universitetit. Si rrjedhojë dispozitat e Ligjit Nr.04/L-051, nuk e kanë përcaktuar si te tillë. Por ky ligj ka përcaktuar, parime, detyrime, kufizime dhe rregulla të detyrueshme të cilat i referohen zyrtarit të lartë publik dhe në këtë rast nuk mund të aplikohen për zyrtarin në fjalë për arsyet e cekura më lartë. 

Sipas Kodit Penal të Republikës se Kosovës, burri i motrës së gruas (baxhanaku), nuk është cilësuar se mund te jetë personi i cili mund të shkaktoj veprën penale të Konfliktit te Interesit, pasi qe nuk hyn në listën e personave të afërsisë familjare me zyrtarin e caktuar sipas nenit 424 të këtij kodi.

Për tu cilësuar një veprim ose një situate si Konflikt i Interesit duhet ti përmbaj elementet e përcaktuar me Nocionin e konfliktit të interesit i cili thotë se: - “Konflikti i Interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, të cilat ndikojnë, mund të ndikojnë, ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik. 

Po ashtu, mbështetur në Nenin 3 pika 1.4 e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit, Person i afërt me zyrtarin e lart publik janë: - bashkëshorti ose personi që bashkëjeton, të afërmit në vijë të drejtë të gjakut pa kufizime, të afërmit në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt, adaptuesi, i adaptuari, në gjini të krushqisë deri në shkallën e dytë. Ndërsa edhe në nenin 4 janë përcaktuar se kush është zyrtar i lartë.

Ekzistimi i rrethanës së konfirmuar në procesin e zgjedhjes se Rektorit të UP-së në mes të z. Kamberi si burri i motrës së gruas (baxhanaku) i Rektorit të zgjedhur të UP-së “Hasan Prishtina”, sipas legjislacionit i cili përcakton afërsinë në mes të personave, është konstatuar si rrethanë e cila nuk është e ndaluar apo sanksionuar me normat dhe ligjet në fuqi.

Andaj pjesëmarrja e z. Kamberi si anëtarë i Këshillit Drejtues të UP-së “Hasan Prishtina” në këtë votim nuk është e ndaluar ngase nuk është paraparë ndonjë ndalës apo sanksion lidhur me këtë veprim. 

Për ta shkarkuar dokumentin zyrtar ju lutem klikoni mbi Butonin Konflikti i Interesit Vendimet

Kthehu tek lajmet tjera