''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1147 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 May 2014

Mekanizmat anti-korrupsion zotohen për forcim të bashkëpunimit

Prishtinë, 26 maj 2014 - Agjencia kundër korrupsionit, Prokuroria e Shtetit, Prokurorit Themelore, dhe Policia e Kosovës- Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion u dakorduan për të forcuar bashkëpunimin mes tyre në të gjitha fazat e hetimeve për veprimet dyshuara si raste korruptive me qëllim ngritjen e efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në Kosovë. 

Përkrahur nga Programi Anti - Korrupsion i UNDP-së dhe SDC, zyrtarët e Agjencisë, Prokuroria e Shtetit, shtatë kryeprokurorët e Prokurorive Themelore të Kosovës , zyrtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Hetimin e krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit , u mblodhën në një punëtori dy ditore në Ohër për të diskutuar sfidat aktuale ( çështje praktike) në mes këtyre mekanizmave dhe mënyrën se si mund të rrisin bashkëpunimin për të pasur rezultate në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. 

Duke folur përkitazi me problemet aktuale drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni tha se: - sa I përket fleksibilitetit bashkëpunues të mekanizmave që kanë për mision parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit po mungon koordinimi dhe bashkëpunimi në aspektin horizontal kurse në aspektin vertikal gjithçka është në rregull. 

“ As njëri nga institucionet nuk mund ti ndërhyje në misionin e njëra tjetrës por bashkëpunimi duhet të forcohet në mënyrë që të forcohet sistemi shtetëror. Dua të theksojë nevojën imediate të forcimit të bashkëpunimit në mes Agjencisë dhe Prokurorive. Ideja është që në rastin kur AKK bënë kallëzim penal nuk ka ndodhë as një herë që prokurori I lëndës të thërras hetuesit e Agjencisë dhe të bashkëpunojnë në procesin hetimor. Do të ishte mirë që prokurori I lëndës të ftojë hetuesit të bashkëpunoj me ta dhe në njërën anë të ngritin kapacitetet e stafit të Agjencisë por në anën tjetër edhe procesi hetimorë të avancohet , çka nënkupton që bashkërisht të arrijmë ta bëjmë përfundimisht një formë kualitative të kallëzimit penal ”, - tha Preteni. 

Ndërkaq Shqipe Neziri Menaxhere e Programit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe SDC-së tha se përmes këtij programi UNDP synon të ngritë kapacitetet e qëndrueshme dhe funksionale në Kosovë duke përkrahur përpjekjet për vizibilitet dhe efektivitet më të madh në mes mekanizmave kundër korrupsionit në mënyrë që të forcohet besimi i qytetarëve tek institucionet. 

Nga ana tjetër udhëheqësit e prokurorive themelore u dakorduan se bashkëpunimi mes prokurorëve që trajtojnë lëndët e adresuara nga Agjencia me hetuesit e Agjencisë duhet të ndodhë.

“Që të funksionoj më mirë zingjiri I bashkëpunimit, atëherë duhet të fuqizohet trekëndëshi I komunikimit të vazhdueshëm në mes Agjencisë Policisë dhe Prokurorisë. Është mirë që praktikisht në çështjet më serioze të kemi diskutime edhe paraprake në përpilimin e një kallëzim penal . Kjo për faktin se ne e dimë se si duhet përgatitur për ta kaluar në gjykatë” , tha Agron Qalaj kryeprokuror I Prokurorisë Themelorë të Ferizajt. 

Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie ranë dakord që Prokurorit duhet të jenë më efektive në raport me informatat kthyese tek Agjencia për sa I përket rasteve që ky institucion I adreson tek to, në mënyrë që të reflektohet një pasqyrë më e saktë rreth epilogut të atyre rasteve, që zyrtarët e Agjencisë duhet të bashkëpunojnë ngushtë me prokurorit gjatë procesit të hetimeve paraprake, para se Agjencia t'ia jep formën përfundimtare kallëzimit penal për ta adresuar tek Prokurorit; por edhe që Prokurorit ti ftojnë hetuesit e Agjencisë për bashkëpunim gjatë procesit hetimore të rasteve të cilat Agjencia i adreson në Prokurori. 

Kthehu tek lajmet tjera