''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1136 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 April 2014

Vetëm dy zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë

PRISHTINË, 8 PRILL 2014 – Vetëm dy zyrtar të lartë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre dhe nuk kanë dhënë ndonjë arsye gjatë procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë që sipas afatit ligjor pati filluar 01 mars dhe përfunduar më 31 mars 2014, kurse gjashtë zyrtar tjerë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë por kanë dhen arsyet se gjenden jashtë vendit për shërim ose janë nën masat e arrestit shtëpiak apo në paraburgim. 

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 3038 kurse deklarimin e kanë bërë 3030 zyrtar ose 99.74%, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe të deklarimit që nga vitit 2007.

Nga ana tjetër gjatë mesit të muajt të kaluar pati përfunduar procesi I deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik me marrjen e detyrës ose pas mbarimit të funksionit. Ky proces ka qenë obligativ për zyrtarët të cilët morën funksionet ose u larguan prej tyre nga rezultati I zgjedhjeve lokale që u mbajtën në fund të vitit të kaluar. Edhe në këtë proces deklarimin e pasurisë e patën bërë rreth 95% e zyrtarëve të lartë publik nga pushteti local.

Agjencia kundër korrupsionit është e kënaqur me përqindjen kaq të madhe të deklarimit të pasurisë, që nënkupton përgjegjshmërinë e zyrtarëve të Republikës së Kosovës ndaj këtij obligimi ligjor.

Sidoqoftë për dy zyrtarët të cilët janë në listën e mos deklarimit të pasurisë Agjencia do të veproj komfor nenin 437 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës duke bërë kallëzim penal ndaj tyre. 

Shkarko tabelen me rezultatin e deklarimit

Shkarko listën e mos deklarimi

Kthehu tek lajmet tjera