''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1129 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 March 2014

Ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lart publik

Prishtinë, 3 mars 2014, Sot ka filluar procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit konform Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar. Sipas Ligjit në fjalë deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars deri me 31 mars. 

Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti nuk kanë për obligim të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.

Të gjithë zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë vitin e kaluar, kanë për obligim të plotësojnë formularin A 14 i cili duhet të jetë i plotësuar në tersi nga vetë zyrtari i lartë publik, ndërsa dorëzimin në Agjenci mund ta bëjë vetë ose përmes personit të tij të autorizuar. 

Po ashtu AKK kërkojnë nga zyrtarët e lartë publik qe ti paraqesin dhuratat e pranuara gjatë vitit 2013 në institucionin e tyre, e pastaj secili institucion veç e veç kopjet e këtyre dhuratave i dërgon në Agjenci deri me datën 31 mars të vitit 2014. 

Agjencia kundër Korrupsionit kërkon nga të gjithë zyrtarët e lartë publik që deklarimin e pasurisë së tyre ta bëjnë brenda afatit ligjor të përcaktuar në mënyrë që shmanget mundësia e sanksioneve te cilat pasojnë konform nenit 437 të Kodit Penal të Kosovës për mos-deklarim apo deklarim te rrem të pasurisë.

Agjencia do të jetë në dispozicion të plotë për të bashkëpunoj me të gjithë zyrtarët kontaktues si dhe me të gjithë zyrtarët e lartë publik (subjektet deklaruese) të institucioneve në mënyrë që procesi një mujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses. 

Për ta parë listën e zyrtarëve të lartë publik të cilët sipas ligjit janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë, si dhe për ta shkarkuar Formularin për deklarimin e pasurisë, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së, www..akk-ks.org. 

Kthehu tek lajmet tjera