''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1093 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 September 2013

AKK i rekomandon PTK-së anulimin e tenderit “Krijimi i Reklamave për PTK-në”;

Prishtinë, 23 shtator 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një opinioni i rekomandoj Postës dhe Telekomit të Kosovës që ti ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për anulimin e tenderit- “Krijimi i Reklamave për PTK-në” në mënyrë që të shmangen disa shkelje të cilat bijën ndeshë me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik.

Agjencia ka vërejtur se Zyra e Prokurimit e Postës dhe Telekomit në “Njoftim Kontrate” me titullin: “Krijimi i Reklamave për PTK-në” i cila është publikuar në faqen elektronike të KRPP-tek tek pika III.2.4 e rubrikës “Kapaciteti teknike dhe profesionale”, pika b. kërkohet: Tenderuesi për këtë projekt duhet të emëroj një udhëheqës të ekipit i cili plotëson kushtet në vijim: Të ketë së paku shkollim në nivel të Masterit dhe Ai/Ajo duhet të ketë së paku 5 vjet përvojë në fushën e Marketingut. Autoriteti Kontraktues të njëjtin kriter e ka potencuar edhe tek pika IV.2 Kriteret për Dhënie të kontratës ku si kriter tek pika 3 kërkohet Përvojë e udhëheqësit të ekipit kreativ. Pra, A.K në ”Dosja e Tenderit” dhe në “Njoftim për Kontratë” ka paraqitur kritere të njëjta si tek “Kapacitet teknike dhe profesionale” ashtu edhe tek “Kriteret për Dhënie të Kontratës”. 

Agjencia në opinionin e saj rekomandon që Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë që në “Dosja e Tenderit” dhe në “Njoftim për Kontratë” të bëjë dallim të qartë në mes kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve për dhënie të kontratës. “A.K në “Dosja e Tenderit” dhe në “Njoftim për Kontratë” i ka përcaktuar si kritere të matjes me peshë të caktuar, pika 2. Përvoja e Kompanisë dhe pika 3. Përvoja e Udhëheqësit të Ekipit Kreativ, këto kritere do të duhej të ishin të përcaktuar si kritere minimale për kualifikim” thuhet në opinionin e Agjencisë. 

AKK vlerëson se veprimet e Autoritetit Kontraktues të cekura më lartë, bien ndesh me nenin 52.3 dhe 52.4 të Ligjit për Prokurimin Publik dhe nenit 23.5 të Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik.

Andaj Agjencia vlerëson se një shkelje e tillë nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, dhe i rekomandon PTK-së që të bëjë anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktika të tilla në të ardhmen. 

Opinionin e plotë mund ta lexoni ose shkarkoni tek rubrika Opinionet e cila gjendet në anën e djathtë të faqes.

Kthehu tek lajmet tjera