''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1077 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


31 May 2013

Deklaratë nga Agjencia kundër Korrupsionit

Prishtinë, 31 maj 2013 - Agjencia kundër korrupsionit shprehë vendosmërinë e saj se në as një rrethanë nuk lejon devijimin e aktiviteteve të saj të përcaktuara me ligj pa marr parasysh kërcënimeve dhe shantazhe që janë në tendencë të rritjes ndaj zyrtarëve të Agjencisë 

Kjo deklaratë vije si rrjedhojë e një kërcënimi të zyrtarit të lartë Sejdi Rexhepi i cili u ka bërë sot zyrtarëve të Agjencisë në vendin e punës. 

Sot ne mëngjes rreth 8:30 zyrtari i lartë z. Sejdi Rexhepi i cili nuk e kishte paralajmëruar paraprakisht ardhjen e tij ne AKK, ka hyrë në zyrat e Agjencisë dhe ka kërcënuar zyrtarët e saj për një vendim që Agjencia ,më 7 maj 2013, kishte marr ndaj tij, pasi që ai në asnjë mënyrë nuk ka pranuar ti shmanget Konfliktit të Interesit në të cilin ndodhet.

Ai ka kërcënuar zyrtarët e Agjencisë së do të ja shohin “sherrin” dhe se nuk do ta ndal në as një formë betejën me ta për arsyen se vendimi në rastin e tij për Konflikt të Interesit është bërë publik.

Këto veprime Agjencia i konsideron kërcënime serioze që kanë tendencë zbehjen e aktiviteteve të saj për sa i përket vendosjes së rëndit dhe ligjit, dhe ndërhyrje e drejtë për drejtë në pengimin e realizimit të misionit të saj kundër korrupsionit. 

Agjencia kundër Korrupsionit siguron qytetarët e Republikës se Kosovës publikun se përkundër këtyre sjelljeve kërcënuese, është e vendosur dhe e përkushtuar që të vazhdoj punën me përgjegjësi dhe përkushtimin më të madh për të vendosur rregulla dhe standarde në këtë rast në fushën e parandalimit të Korrupsionit, por edhe luftimin e tij në përgjithësi.

Kthehu tek lajmet tjera