''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1073 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 April 2013

AKK mbyll pesë raste për Konflikt të Interesit

Prishtinë, 19 Prill - 2013 - Agjencia kundër korrupsionit mori vendim që ti mbyll pesë raste për konfliktit të interesit pasi që në disa raste nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për konflikt të interesit, ndërsa disa zyrtar i janë shmangur konflikti të interesit. 

Agjencia kishte trajtuar rastin për situatën e dyshuar për konflikt të interesit gjatë përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, rastin e Kenan Safqi- Këshilltar Politik në Ministrin e Administratës Publike, rastin e Uran Ismaili - ish këshilltar politik në Kabinetin e Ministrit të BPZHR, rastin e Riad Rashiti Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, rastin e Selatin Ratkoceri, zyrtar kryesor Financiar në Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Siç dihet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik e kufizon Zyrtarin e lartë që gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejtë të ushtrojë veprimtari private ose funksione që janë në papajtueshmëri me këtë ligj.

Për ti parë ose shkarkuar vendimet, Ju lutemi klikoni mbi butonin Konflikti i Interesit-Vendimet i cili gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera