''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1055 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 February 2013

Sqarim

Agjencia kundër korrupsionit dëshiron të sqaroj publikun përkitazi me një gabim teknik që ka ndodhur në njoftimin e datës 30 janar 2013 për adresimin e një opinioni Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Fjala është për paragrafin e dytë të këtij njoftimi i cili është i vendosur në planë të parë të ballinës së faqes së AKK-së në rreshtin e parafundit ku thuhet, - “ nga ana e Autoritetit Kontraktues është bërë përsëritja e kërkesës për hapjen e këtij tenderi”, dhe në fakt këtu kemi të bëjmë vetëm me një gabim teknik që ka ndodhur gjatë përshkrimit të njoftimit për Opinionin e AKK-së, pasi që në vend të fjalisë: - “nga ana e Autoritetit Kontraktues është bërë përsëritja e kërkesës për hapjen e këtij tenderi”, është menduar të jetë; - nga ana e Autoritetit Kontraktues është bërë përsëritja e kërkesave të njëjta të tenderit”. 

Pra ky gabim është vetëm në pjesën njoftuese kurse plotësisht validë mbetet Opinioni i cili është i nënshkruar dhe i protokolluar, gjë që nuk është kontestuar as nga Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe i njëjti ka vepruar komfor rekomandimeve të cilat i ka adresuar AKK, - duke bërë ndërprerjen procedurës së tenderit në fjalë.

Kthehu tek lajmet tjera