''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1048 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 January 2013

AKK sërish kërkon shkarkimin e drejtorit të PTK-së

Prishtinë, 10 janar 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit i adresojë sot kërkesën e ripërsëritur Bordit të PTK-së për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni pasi që është gjetur në konflikt të interesit si rrjedhojë e mbajtjes së dy pozitave të larta publike, pasi një gjë e tillë është në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Siç dihet AKK i pati adresuar kërkesën Bordit të PTK- së edhe më 26 korrik 2012, në ndërkohë që Gjykata Komunale për Kundërvajtjeje në Prishtinë, pati shqiptuar një gjobë ndaj tij si rrjedhojë e mos zbatimit të vendimit të AKK-së. Pas ankesës së z Qerimi në shkallën e dytë të kësaj gjykate edhe kjo e fundit ka marr aktvendim vërtetues të aktvendimit të shkallës së parë.

 

Më gjerësisht shkarko dokumentin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera