''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1040 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 October 2012

AKK mbylli katër raste për konflikt të interesit

Prishtinë, 13 nëntor 2012 - Agjencia kundër korrupsionit mor vendim që ti mbyll katër raste të konfliktit të interesit pasi që tre zyrtarë të lartë publik i janë shmangur këtij konflikti, ndërsa për njërin nga ta Agjencia nuk gjeti prova të mjaftueshme se ai gjendet në konflikt interesi. 

Tre zyrtarët e lartë publik Daut Haradinaj e Halit Krasniqi Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe Arben Loshi Drejtor i Prokurimit në Ministrin e Punëve të Jashtme janë shmangur nga konfliktit i interesit duke ju përgjigjur kështu pozitivisht kërkesës së Agjencisë për të heq dorë nga angazhimet që kishin në biznesin privat. Agjencia, ndërkaq mbylli rastin e kryetarit të Komunës së Shtimes Naim ismaili pasi që nuk gjeti prova të mjaftueshme se ai gjendej në konflikt interesi.

Siç dihet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik e kufizon Zyrtarin e lartë që gjatë ushtrimit të funksionit publik zyrtari i lartë publik nuk ka të drejtë të ushtrojë veprimtari private.

Andaj ushtrimi i veprimtarisë private paraqet mos pajtueshmëri në ushtrimin e Funksionit Publik dhe zyrtari duhet patjetër që të shmanget nga një situatë e tillë.

Shkarko vendimet si pdf

Kthehu tek lajmet tjera