''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1020 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 May 2012

Mbyllet rasti ndaj ZV/kryeministrit Behxhet Pacolli

Prishtinë, 29 maj 2012 - Agjencia kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin pa konflikt interesi për z. Behxhet Pacolli Zv/Kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë dyshimin e bazuar për ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Pas denoncimit të rastit për të cilin është dyshuar se ka pas situatë të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, me rastin e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe një Konsorciumi firmash ndërkombëtare; zyrtarit të lartë, z. Behxhet Pacolli, me funksion të lartë publik si Zv/Kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i ishte bërë shkresa e parë njoftuese. 
Rasti në fjalë është trajtuar sipas procedurës së paraparë ligjore, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik (Ligji Nr. 04/L-051).
Agjencia kundër Korrupsionit lidhur me ketë rast ka siguruar dokumente të nevojshme për të nxjerr vendimin e vet për këtë situatë. Dokumentet e kërkuara, i janë ofruar Agjencisë kundër Korrupsionit e ndër to edhe një letër përcjellëse e shkruar nga vet Zavendës Kryeministri Pacolli, në të cilën ai ka deklaruar se nuk ka asnjë interes të tij privat që lidhet me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.
Pas analizës së dokumenteve të ofruara, është konstatuar se në Memorandumet e nënshkruara në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zavendës Kryeministri Pacolli, dhe Konsorciumit të Firmave Oceanmar Services Ltd e Seagas International Ltd, me Qeverinë e Nigerisë, nuk ka asnjë lloj papajtueshmërie të funksioneve. 
Sipas dokumenteve që Agjencia kundër Korrupsionit i ka siguruar, në të gjitha këto raporte, z. Behxhet Pacolli ka përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe në asnjë nga këto prova, nuk shihet se ztr. Pacolli është përfaqësues i firmave private ndërkombëtare.
Në informacionet zyrtare mbi bizneset e përmendura, shihet se ztr. Behxhet Pacolli, në to nuk ka as pjesë të pronësisë, e as nuk ushtron asnjë funksion menaxhues në to.
Kështu, në bazë të këtyre informacioneve zyrtare, Agjencia ka konstatuar se nuk ka pas situatë të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, gjithnjë duke u bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik (Nr.04/L-051).

Shkarko vendimin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera