''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1018 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 May 2012

AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë

Prishtinë 21 maj 2012 - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të mbi 1400 zyrtareve të lartë publik nga 3656 sa janë të përfshirë në listën e atyre të cilët i parasheh Ligji për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë

Kjo kategori i takon kryesisht zyrtarëve të lartë të cilët këtë vit i kanë deklaruar vetëm ndryshimet e pasurisë. Kategoria tjetër e zyrtarëve të lartë ku hyn zyrtarët e lartë të cilët për herë të parë e bëjnë deklarimin e pasurisë është në përpunim e sipër dhe do të publikohet në mënyrë të vazhdueshme.

AKK është duke punuar maksimalisht që të gjithë regjistrat nga formularët e deklaruar do të bëhen publike sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme deri sa të përfundon i gjithë procesi i publikimit të pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publik.

Gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga subjektet deklaruese qe të na njoftojnë me kohë në mënyrë që të bëhen përmirësimet në afat sa me të shpejt për ti shmangur kështu paqartësitë qe mund të krijohen.

Për ti parë regjistrat e deklarimit të pasurisë ju lutem klikoni në rubrikën Deklarimi i Pasurisë e cila është në anën e djatht. 

Kthehu tek lajmet tjera