''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1011 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 April 2012

AKK i sugjeron Karitasit Zviceran që ta ndalojë procedurën e një tenderi

Agjencia kundër korrupsionit i ka dërguar një opinion Zyrës së Karitasit Zviceran për të ndaluar procedurat e tenderimit të tenderit me titull “Ndërtimi i 35 shtëpive për RAE –Ali Ibra”, pasi që janë vërejtur disa shkelje në raport me rregullat e Ligjit të Prokurimit Publik. 

Autoriteti Kontraktues në dosjen e tenderit “Punë” të procedurës së hapur me nr. Të Protokollit Ca CH 11 oo1 151 me titull “Ndërtimi i 35 shtëpive për RAE, “Ali Ibra” në Gjakovë në pjesën Seksioni II, Fleta e të dhënave të tenderit të nenit 8.1 i Dosjes së tenderit, kërkesat mbi gjendjen ekonomike financiare ka kërkuar: Dëshmi mbi pranimin e projekteve të realizuara ndërsa te neni 8.2 pika 1 i të njëjtës faqe ka kërkuar: Raport mbi pranimin e punëve nga Organi mbikëqyrës në emër të kontratave të prezantuar si pik të vlerësimit ka marr (raportet e pranimeve teknike) 

Agjencia përmes këtij opinioni sugjeron Autoritetin Kontraktues me rastin e vlerësimit të tenderit që ti përmbahet dosjes së tenderit dhe kërkesave të paraqitura në dosje të tenderit.

Shkarko opinionin e plotë të AKK-se

Kthehu tek lajmet tjera