''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

75 - Agjencia | AKK

Agjencia

Departamenti i Administrates


Departamenti i Administrates

Departamenti i Administratës përbehet prej dy divizioneve : Departamenti i Administratës përbehet prej dy divizioneve : divizionin e shërbimeve te përgjithshme dhe divizionin e burimeve njerëzore dhe përkthimit. Departamenti i Administratës punën e tij e përqendron në kryerjen e shërbimeve administrative që lidhen me buxhetin, financat, menaxhimin e burimeve njerëzore, logjistiken,teknologjinë e informimit , shërbimet e përkthimet dhe punë tjera administrative.

Departamenti i Administratës kryen këto aktivitete:
  • Përgatitjen dhe planifikimin e buxhetit, sipas kategorive ekonomike për vitin në vijim (BDMS);
  • Përgatitjen dhe dorëzimin e pasqyrave financiare të vitit paraprak;
  • Përgatitja e PIP-it, për projektet kapitale;
  • Planin e rrjedhës së parasë;
  • Koordinimin e punëve me Departamentin e Buxhetit dhe Departamentit te Thesarit;
  • Shërbimet teknike: mirëmbajtja dhe servisimi i rregullt i automjeteve, gjeneratorit, pajisjeve të IT, objektit dhe punë tjera;
  • Përgatitjen dhe procedimin e rregullt të pagesave të të gjitha shpenzimeve të AKK-së;
  • Shërbimet administrative si: protokollimin dhe dorëzimin e të gjitha shkresave zyrtare;
  • Ruajtjen e dosjeve personale për secilin nga të punësuarit me të gjitha dokumentet që posedojnë duke filluar nga aplikacioni e deri te certifikatat e trajnimit;
  • Përgatitja dhe selektimi i personelit për trajnime si brenda ashtu edhe jashtë vendit;
  • Përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhet angleze dhe serbe etj;