''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1414 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

14 May 2013

VAZHDIMI I KONKURSIT


Agjencia Kundër Korrupsionit: Kërkon të punësoj në Departamentin e Parandalimit

Titulli i vendit të punës: 2(Dy) pozita Zyrtar i Lartë për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: keficienti 8 plus shtesa prej137€ 

Numrit të referencës së vendit të punës: ZYR1

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Përcjell publikimet e autoriteteve kontraktuese për aktivitetet e tyre të prokurimit publik në faqen e internetit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik;
• Përcjell publikimet e mediave për rastet e mundshme të korrupsionit në lidhje me aktivitetet e prokurimit publik që planifikohen të realizohen si dhe identifikon aktivitetet e prokurimit për pjesëmarrje në cilësinë e vëzhguesit;
• Në bashkëpunim me shefin e divizionit përcakton mënyrën e pjesëmarrjes së vëzhguesit në aktivitetet e prokurimit publik; 
• Merr pjese në cilësinë e vëzhguesit në komisionet e autoriteteve kontraktuese në aktivitetet e tyre të prokurimit publik;
• Ofron opinione dhe këshilla me qëllim të parandalimit të korrupsionit në prokurimin publik;
• Ndihmon kryerjen e aktiviteteve që kanë për qëllim edukimin dhe vetëdijesimin e zyrtarëve të Autoriteteve Kontraktuese dhe të Operatorëve Ekonomik për të parandaluar korrupsionin në prokurimin publik
• Përgatitë raporte për rastet e trajtuara dhe rastet në procedurë; 
• I koordinon aktivitetet me zyrtarët tjerë të Agjencisë;
• Kryen detyra të tjera zyrtare sipas kërkesës së shefit të divizionit.


Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Pranimi në shërbimin civil në pozicionet e karrierës është i hapur për të gjithë kandidatët.

Shkollimi, aftësia, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare Juridik- ekonomik 
• Një (1) vite përvojë pune profesionale, preferohet përvoja në hartimin dhe interpretimin e legjislacionit; 
• Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe 
• Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 
• Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit
• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës.
• Posedimi i patentë shoferi është i dëshirueshëm. 
• Njohja e punës me kompjuter Ëorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme. 
• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi. 


Agjencia Kundër Korrupsionit: Kërkon të punësoj në Departamentin e Parandalimit

Titulli i vendit të punës: 2(Dy) pozita - Zyrtar i Lartë për Parandalimin e Konflikti të Interesit dhe Korrupsionit

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: keficienti 8 plus shtesa prej137€ 

Numrit të referencës së vendit të punës: ZYR1

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Identifikon rastet e mundshme të konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë të përcaktuar sipas ligjit në fuqi;
• Zhvillon procedurën për hetimin e rasteve të konfliktit të interesit;
• Në bashkëpunim me shefin e divizionit përcakton mënyrën e zhvillimit të procedurës për trajtimin e rasteve;
• Përgatitë njoftimet për fillimin e procedurës për shqyrtimin e konflikt të interesit;
• Përgatitë kallëzime penale dhe vendime tjera në lidhje me rastet e trajtuara;
• Informon shefin e divizionit për fazat e hetimeve dhe rastet e mundshme të konfliktit të interesit;
• Përgatitë raporte për shefin e divizionit për rastet e trajtuara; 
• Përgatitë vendimet për publikim;
• I koordinon aktivitetet me zyrtarët tjerë të Agjencisë;
• Kryen detyra të tjera zyrtare sipas kërkesës së shefit të divizionit.


Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Pranimi në shërbimin civil në pozicionet e karrierës është i hapur për të gjithë kandidatët.

Shkollimi, aftësia, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare juridik 
• Një (1) vite përvojë pune profesionale, preferohet përvoja në hartimin dhe interpretimin e legjislacionit; 
• Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe 
• Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 
• Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit
• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës.
• Posedimi i patentë shoferi është i dëshirueshëm. 
• Njohja e punës me kompjuter World-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme. 
• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi. 



Zbatimi i parimeve të punës: 
Ligji nr. 03/L- 149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës vlen me këtë rast ndërsa do të ofrohen edhe parimet specifike të punës. 
Kohëzgjatja e emërimit:
Data e mbylljes së konkursit: 
Paraqitja e kërkesave: 14.05.2013-21.05.2013
Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjencia Kundër Korrupsionit në Prishtinë (rruga”Nazim Gafurri” nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
“ Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohen në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi shërbimin civil të Republikës së Kosovës”
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Në rast të ndonjë pyetje mundë të kontaktoni zyrën e personelit në numrin e telefonit 
038 518 942 ose 10 715