Kohëzgjatja e kontratës për të gjithë nëpunësit civilë në pozitat e karrierës është e përherëshme me periudhë provuese dymbëdhjetë (12) muaj. Agjencia kundër Korrupsionit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave.
Politika e punësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve të Kosovës, do të zbatohet në strukturën e stafit të Agjencisë.
Kandidatët e përzgjedhur do t'i nënshtrohen një testimi me shkrim, në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët të cilët tregojnë rezultatet në testim me shkrim.