''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1226 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

26 March 2008

KONKURS 26.03.2008


Titulli i postit: Udhëheqës i Divizionit për Mbikqyrjen e Konfliktit të Interesave dhe Pranimit të Dhuratave

Organizata: Agjensioni Kosovar i Kundërkorrupsionit – Departamenti për Parandalimin e Korrupsionit

Shifra e postit: DPK -3.03
Koeficienti i postit: 9 
Paga: 293 €
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësit 
Puna në Divizionin për Mbikëqyrjen e Konfliktit të Interesave dhe Pranimit të Dhuratave udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit i cili udhëheq punën e këtij Divizioni dhe zyrtarëve të tij, ndan detyrat dhe mbikëqyr realizimin e tyre te zyrtarët e Divizionit, për punën e divizionit i jep raport Shefit të Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit si dhe kryen detyra të tjera me kërkesën e Shefit të Departamentit dhe Drejtorit të Agjensionit. 

• Zbatimin e kompetencave të Agjencionit në fushën e konfliktit të interesave, pranimit të dhuratave dhe mbikëqyrjen e pasurive, 

• Përgatitjen e paralajmërimeve për personat zyrtar sipas nenit 29.1 të Ligjit Kundër Korrupsionit, 

• Mbledh të dhënat për personat që kanë detyrimin për deklarim,

• Bashkëpunon me organet e auditimit dhe organet tjera përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit,

• Përgatitjen e Propozimeve për fillimin e procedurës për shkarkim të personave zyrtar nga organi kompetent sipas nenit 29.2 të Ligjit Kundër Korrupsionit, 

• Propozon Publikimin në Gazetën Zyrtare të subjekteve që për shkak të shkeljeve të Ligjit Kundër Korrupsionit përjashtohen për një kohë të caktuar nga pjesëmarrja në tenderët publikë në territorin e Kosovës, 

• Përgatit formën dhe përmbajtjen e katalogut tip (standard) të dhuratave që mbahen nga organet e administratës publike,

• Përgatit listën dhe llojet e dëshmive sipas nenit 41.3 të Ligjit Kundër Korrupsionit që personi zyrtar

• duhet të vërë në dispozicion,

• Përgatit paralajmërimet për personat zyrtar sipas nenit 43.1 të Ligjit Kundër Korrupsionit, 

• Përgatitjen e Propozimeve për fillimin e procedurës për shkarkim të personave zyrtar nga organi kompetent sipas nenit 43.4 Ligjit Kundër Korrupsionit,

Kualifikimet e nevojshme: 

• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare; 

• Dy (2) vite përvojë pune profesionale, 

• Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe 

• Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 

• Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,

• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,

• Posedimi i patentë shoferit është i dëshirueshëm, 

• Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme, 

• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Titulli i postit: Zyrtar i Lartë për Mbikëqyrjen e Pasurisë
Organizata: Agjensioni Kosovar Kundërkorrupsionit- Departamenti për Parandalimin e 
Korrupsionit- Divizioni për Mbikëqyrjen e Pasurisë

Shifra e postit: DPK- 3.04
Koeficienti i postit: 7 
Paga: 228 €

Detyrat dhe përgjegjësit

• Zyrtari i Lartë për Mbikëqyrjen e Pasurive nën mbikëqyrjen e Shefit të Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit dhe nën udhëheqjen e Udhëheqësit të Divizionit për Mbikëqyrje, ushtron përgjegjësitë e mëposhtme: 

• Përgatit propozimin për formularin e posaçëm të deklarimit të pasurive i cili përmban informacionet e parashikuara nga nenet 40 dhe 41 të Ligjit Kundër Korrupsionit dhe kujdeset për dhënien e propozimeve për freskimin e tij;

• Përgatit propozimin për listën dhe llojet e dëshmive sipas nenit 41.3 të Ligjit Kundër Korrupsionit që personi zyrtar duhet të vërë në dispozicion,

• Përgatitjen e paralajmërimeve për personat zyrtar sipas nenit 29.1 të Ligjit Kundër Korrupsionit;

• Mbledh të dhënat për personat që kanë detyrimin për deklarim të pasurisë;

• Informon udhëheqësin e Divizionit për Mbikëqyrje për nevojën e përgatitjes së Propozimeve për fillimin e procedurës për shkarkim të personave zyrtar nga organi kompetent sipas nenit 29.2 të Ligjit Kundër Korrupsionit; 

• Përgatit paralajmërimet për personat zyrtar sipas nenit 43.1 të Ligjit Kundër Korrupsionit; 

• Informon Udhëheqësin e Divizionit për Mbikëqyrje për nevojën e përgatitjes së Propozimeve për fillimin e procedurës për shkarkim të personave zyrtar nga organi kompetent sipas nenit 43.4 Ligjit Kundër Korrupsionit; 

• Përgatit pjesën e Raportit që ka të bëjë me mbikëqyrjen e pasurive; 

• Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga Shefi i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit dhe nga Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Pasurive në kuadër të mandatit të tij.

Kualifikimet e nevojshme: 

• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare drejtimi në ekonomi, financa, biznes, juridik apo të ngjashme

• Një (1) vite përvojë pune profesionale, preferohet përvoja në hartimin dhe interpretimin e legjislacionit,

• Kandidati duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi, 

• Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 

• Kandidati duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,

• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,

• Posedimi i patentë shoferit është i dëshirueshëm, 

• Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i, interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme. 

• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Titulli i postit: Zyrtar i Lartë për Mbikëqyrjen e Konfliktit te Interesave
Organizata: Agjensioni Kosovar Kundërkorrupsionit –Departamenti për Parandalimin e Korrupsionit


Shifra e postit: DPK-3.06
Koeficienti i postit: 7 
Paga: 228 €
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësit
Zyrtari i Lartë për Mbikëqyrjen e Konfliktit te Interesave, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Shefit të Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit dhe nën udhëheqjen e Udhëheqësit të Divizionit për Mbikëqyrjen e Konfliktit të Interesave dhe Pranimit të Dhuratave, ushtron përgjegjësitë e mëposhtme:

• Zbatimin e kompetencave të Agjencionit në fushën e konfliktit të interesave, 

• Përgatitjen e paralajmërimeve për personat zyrtar sipas nenit 29.1 të Ligjit Kundër Korrupsionit, 

• Mbledh të dhënat për personat që kanë detyrimin për deklarimin e konflikit te interesave, 

• Informon Udhëheqësin e Divizionin për nevojën e përgatitjes së Propozimeve për fillimin e procedurës për shkarkim të personave zyrtar nga organi kompetent sipas nenit 29.2 të Ligjit Kundër Korrupsionit, 

• Propozon Publikimin në Gazetën Zyrtare të subjekteve që për shkak të shkeljeve të Ligjit Kundër Korrupsionit përjashtohen për një kohë të caktuar nga pjesëmarrja në tenderat publikë në territorin e Kosovës, 

• Përgatit pjesën e Raportit 6 mujor për Këshillin që ka të bëjë me konfliktin e interesave, 

• Përgatit pjesën e raportit njëvjeçar që ka të bëjë me konfliktin e interesave i cili duhet të miratohet nga Kuvendi, 

• Përmbushjen e detyrave tjera në përputhje me mandatin e këtij departamenti,

• Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga Shefi i Departamentit për Mbikqyrje dhe nga Udhëheqësi i Divizionit për Mbikqyrjen Konfliktit të Interesave dhe pranimit të Dhuratave në kuadër të mandatit të tij.

Kualifikimet e nevojshme: 

• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare drejtimi në ekonomi, financa, biznes, juridik apo të ngjashme

• Një (1) vite përvojë pune profesionale, 

• Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe 

• Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 

• Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,

• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,

• Posedimi i patentë shoferit është i dëshirueshëm, 

• Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i, interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme, 

• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

 

INFORMATAT E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Kohëzgjatja e kontratës për të gjitha postet është 3 vjet me periudhë provuese tremujore dhe me mundësi vazhdimi 
Agjensioni Kosovar i Kundëkorrupsionit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e punësimit të drejtë të gjitha komuniteteve të Kosovës, do të zbatohet në strukturën e stafit të Agjensionit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit në Prishtinë (rruga”;Bajram Kelmendi”; nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikuar në shtypin ditor.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit për aplikim nuk do të merren parasysh ndërsa kërkesat e pakompletuara nuk do te shqyrtohen.

Mirëpresim aplikimet e femrave dhe meshkujve nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Kërkesa mund të dozohet në recepcionin e ndërtesës së Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit në Prishtinë (rruga”;Bajram Kelmendi”; nr. 31) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .09 kati i dytë. Për informata shtesë mundë të telefononi në telefonin: 038 248 563 lok 118.

 

Shkarko aplikacionin