''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1138 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

25 June 2018

KONKURS


Agjencia Kundër Korrupsionit: Kërkon të punësoj në Departamentin për Luftimin e Korrupsionit 

Titulli i vendit të punës: 1(një) pozitë- Zyrtar i Lartë për Hetime dhe Strategji 

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: koeficienti 8 plus shtesa prej 137€ 

Numrit të referencës së vendit të punës: ZYR1

Detyrat dhe përgjegjësitë:


• Ndihmon në pregaditjen e procedurave dhe formave standarde për hetimin dhe luftimin e korrupsionit;
• Heton rastet e dyshuara për korrupsion dhe pregadit propozimin për fillimin e hetimeve paraprake administrative;
• Bashkëpunon me institucionet tjera relevante me qëllim të sigurimit të informatave dhe fakteve për rastet e dyshuara korruptive;
• Pregadite kallzimet penale për rastet e shkeljes së ligjit të cilat, kanë të bëjnë korruspionin;
• Me autorizim të drejtorit përfaqëson rastet e kallëzimit penal në gjykatat kompetente;
• Monitoron zbatimin e Strategjise dhe Planin e Veprimit për Luftimin dhe Parandalimin e Korrupsionit;
• Pregatitë raporte periodike për rastet e hetuara dhe bashkëpunon me mekanizmat kundër korrupsion; 
• Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga Shefi i Divizionit.


Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Pranimi në shërbimin civil në pozicionet e karrierës është i hapur për të gjithë kandidatët.

Shkollimi, aftësia, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare-fakulteti juridik 

• Një (1) vite përvojë pune profesionale, preferohet përvoja në hartimin dhe interpretimin e legjislacionit; 
• Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe 
• Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 
• Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit
• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës.
• Posedimi i patentë shoferi është i dëshirueshëm. 
• Njohja e punës me kompjuter World-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme. 
• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi. 


Zbatimi i parimeve të punës: 

Ligji nr. 03/L- 149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës vlen me këtë rast ndërsa do të ofrohen edhe parimet specifike të punës. 
Kohëzgjatja e emërimit:

Data e mbylljes së konkursit: 22.11.2013-06.12.2013
Paraqitja e kërkesave:

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjencia Kundër Korrupsionit në Prishtinë (rruga”Nazim Gafurri” nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
“ Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohen në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi shërbimin civil të Republikës së Kosovës”
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Në rast të ndonjë pyetje mundë të kontaktoni zyrën e personelit në numrin e telefonit 
038 518 942 ose 10 715