Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Zbatimi i Ligjit

  • Zbatimi i Ligjit është një nga tri shtyllat kryesore në të cilat mbështet strategjia e punës e Agjencisë. Zbatimi i Ligjit nënkupton hetimin e rasteve të dyshuara të korrupsionit dhe përcjelljen e kallëzimeve penale për veprat penale të korrupsionit në Prokuroritë Publike kompetente të Kosovës në rastet kur nuk iniciohet procedurë penale, si dhe hartimin e ligjeve te reja për plotësimin dhe ndryshimin e kornizës ligjore në këtë fushe.
  • Departamenti i Hetimeve në mesin e prioriteteve ka hetimin e rasteve të dyshuara të korrupsionit, si atyre që raportohen, po ashtu edhe hetimin e rasteve sipas detyrës zyrtare atëherë kur Agjencia vjen deri te informacionet e bazuara për veprime korruptive të dyshuara.
  • Departamenti i Hetimeve në vazhdimësi ka studiuar dhe përcjellur trendet pozitive të zhvillimit të kornizës ligjore antikorrupsion në vendet e rajonit dhe ato evropiane, me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të kornizës ligjore antikorrupsion në Kosovë.
  • Në këtë drejtim Departamenti i Hetimeve në mënyrë aktive është angazhuar në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit kundër Korrupsionit, Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik duke marrë pjesë në grupet punuese ndërqeveritare si dhe ka dhënë kontribut të çmueshëm gjatë shqyrtimit të këtyre ligjeve në Komisionin Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, në të gjitha fazat e shqyrtimit të tij deri në aprovimin përfundimtar të tyre.
  • Këto dy ligje janë miratuar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës dhe të njëjtat janë dekretuar nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu ka marrë pjesë edhe në përgatitjen e Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publik duke marrë pjesë në grupet punuese ndërqeveritare si dhe në Komisionin Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi. Ky ligj  është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
  • Në këtë vazhdë është inicuar përgatitja dhe hartimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit për periudhën 2009-2011, të cilat janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 12 tetor 2009.
  • Departamenti i Hetimeve me qëllim të implementimit të mandatit ligjor dhe funksionalizimit më të madh të AKK‐së, ka zhvilluar aktivitet të rëndësishëm në drejtim të përgatitjes së akteve të brendshme, duke kontribuar profesionalisht në hartimin dhe nxjerrjen e vendimeve të brendshme.
  • Departamenti i Hetimeve ka dhënë kontributin e vetë, përmes komenteve profesionale, rekomandimeve konkrete si dhe duke marrë pjesë në grupet punuese gjatë amandamentimit të Kodit Penal të Kosovës sidomos sa i përket veprave penale kundër detyrës zyrtare, duke propozuar ndryshimin e veprave aktuale, shtimin e veprave të reja si dhe ashpërsimin e sanksioneve penale për këto vepra penale.
  • Zyrtaret e AKK‐se në mënyrë aktive ishin pjesëmarrës në takimin e nëngrupit qeveritar për antikorrupsion në kuadër të Reformës së Administratës Publike të Kosovës të organizuar nga Ministria e Administratës Publike.
  • Me ftesën e Ministrisë se Punëve të Brendshme, AKK ka marrë pjesë duke dhënë kontributin e saj edhe në përgatitjen e Strategjisë kundër Krimit të organizuar si dhe Strategjisë për Parandalimin e Krimit.
  • Departamenti i Hetimeve ka marre pjesë në debatet publike të iniciuara nga Ministria e Administrës Publike në lidhje me përgatitjen e Projektligjit për Shërbimin Civil në Kosovë duke dhënë komentet dhe propozimet ligjore të nevojshme në pasurimin e materies ligjore të propozuar.
  • Departamenti i Hetimeve ka ofruar edhe këshilla të konsiderueshme ligjore për qytetarët e ndryshëm të cilët i janë drejtuar Agjencisë për paraqitjen e ankesave të tyre. Në këto raste
  • Departamenti i Hetimeve duke mos qenë kompetent që vetë ti zgjidh këto raste, i ka udhëzuar subjektet e ndryshme për adresimin e ankesave të tyre tek institucionet kompetente.