Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Udhëheqësia

Z. Shaip Havolli Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit

 

Z. Shaip Havolli është emëruar  Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion,  nga Kuvendi i Republikës se Kosovës në seancën plenare  të 16 Qershorit 2016 me mandat pesë  vjeçar,  në bazë të vendimit nr.05V-311.

Para se të emërohet në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit, -   z. Havolli, që  nga viti 2001 deri 2016 ka punuar në Policinë e Kosovës në pozita të ndryshme drejtuese në fushën e hetimeve. Ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë Shef i sektorit të njësive regjionale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, dhe ka mbajtur gradën e Majorit.

Është i specializuar ne fushën e Hetimit dhe Parandalimit të  Krimeve Ekonomike, Korrupsionit, Pastrimit të Parave, në Luftimin dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit, në Hetimin e  Krimeve Transnacionle , Tatimeve, Prokurimit, dhe në fushën Pronësisë  Intelektuale.

Gjatë karrierës së tij Z. Havolli ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e  shumë  ligjeve, draft ligjeve, dhe dokumenteve  të rëndësishme strategjike për zhvillimin e politikave,  në  fushën e zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim ka qenë pjesëmarrës në shumë aktivitete  vendore e ndërkombëtarë duke dhënë kontribut  në harmonizimin e kuadrit ligjor dhe dokumenteve strategjike vendore me standardet më të larta ndërkombëtare.

Z. Havolli, ka qenë pjesë e proceseve të ndryshme për sa i përket  plotësimit të   normave juridike (fusha e zbatimit të Ligjit),  për  përmbushjen e kritereve për  Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes BE-së dhe Republikës së Kosovës. Një rol  të rëndësishëm, në këtë drejtim  ka luajtur edhe në zbatimin e rekomandimeve të BE-së për sa i përket   plotësimit të kritereve për Liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Z. Havolli ka përfunduar studimet Master në fushën e Menaxhimit, ndërsa Fakultetin në drejtimin, -  Administrim të Biznesit  dhe Marketingut. Po ashtu,  ka përfunduar edhe Shkollën e Lartë Teknike në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Energjetikës.