Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Sistemi i Menaxhimit të Integritetit

Institucionet publike të Kosovës përballen me rreziqe të korrupsionit të cilat mund të kenë ndikim negativ në funksionimin e tyre dhe besimin e publikut. Sistemi i Menaxhimit të Integritetit (IMS) është zhvilluar për t’i ndihmuar institucionet në trajtimin e rreziqeve sistematike të identifikuara të integritetit, me qëllim të fuqizimit të rezistencës institucionale ndaj korrupsionit dhe kështu duke ulur nivelin e korrupsionit. Për këtë qëllim, UNDP-ja  në bashkëpunim me Agjencinë kundër Korrupsionit, janë  duke zhvilluar këtë sistem për institucionet publike të identifikuara si më të cenueshme ndaj korrupsionit, për ta futur planifikimin e integritetit në punën e tyre të përditshme. Zhvillimi i IMS do të asistohet në vazhdimësi nga UNDP dhe AAK, për të siguruar pronësi vendore mbi këtë proces.

Bazuar në  Strategjinë Kundër Korrupsionit të Kosovës 2013 – 2017, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, të gjitha institucionet publike duhet të zhvillojnë dhe zbatojnë IMS.

Komuna e Prishtinës është qeveria e parë lokale në Kosovë që ka miratuar dhe që zbaton një plan të tillë.

Agjencia kundër Korrupsionit dhe  UNDP në Kosovë me  kënaqësi do t’i ndihmojnë komunat e tjera në zhvillimin e sistemeve të tilla, bazuar në kërkesat e drejtpërdrejta që i janë adresuar nga Kryetarët e Komunave.

Gjatë 3 muajve të punës intensive me grupin punues të Komunës së Prishtinës, UNDP  ka  përfunduar fazën e parë të Sistemit të Menaxhimit të Integritetit, përkatësisht Planin e Integritetit. Komuna e Prishtinës është qeveria e parë lokale në Kosovë që ka miratuar dhe që zbaton një plan të tillë. Procesi i hartimit të Planit të Integritetit u mbështet nga afër nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Kjo agjenci do të vazhdojë t’i mbështesë anëtarët e Grupit Punues, i cili përbëhet nga stafi politik dhe administrativ i komunës. Plani përmban një regjistër të rrezikut që identifikon cenueshmëritë e korrupsionit në të gjitha drejtoritë e Komunës.

Ky plan është dokument dinamik; është udhërrëfyes për vetë-korrigjim të cilin Komuna e Prishtinës mund ta ndryshojë kurdoherë që mendon se realiteti në terren ka ndryshuar dhe se për këtë arsye Plani duhet të përshtatet sipas kushteve të reja