Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Mbikëqyrja e dhuratave dhe formulari i katalogut

  • Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, të Zyrtareve të Lartë Publik, të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës obligohen të mbajnë regjistrin me katalogun e dhuratave dhe kopjet e tyre, janë të obliguara, që deri me datën 31 mars te vitit vijues për vitin paraprak, ta dorëzojnë në Agjencinë kundër Korrupsionit.
  • Institucionet, duhet t'i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave dhe duhet ta informojnë Agjencinë për emrat dhe pozicionet e personave përgjegjës.
  • Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen nga personi zyrtar në regjistrin e dhuratave që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën.
  • Me kërkesën e personit zyrtar që ka pranuar dhuratën, Agjencia me vendim mund të lejojë të merret dhurata nëse ekzistojnë arsye bindëse se dhurata i është dhënë për qëllime personale dhe nuk ndikon ose nuk duket të ndikojë në kryerjen e detyrës zyrtare.
  • Regjistri i dhuratave është publik. Institucionet përkatëse janë të obliguara të sigurojnë qasjen e publikut në regjistër, në pajtim me procedurat e përcaktuara më Ligjin për qasjen në dokumentet zyrtare.
  • Agjencia kontrollon regjistrat e dhuratave dhe në rast të ndonjë devijimi, u kërkon institucioneve të marrin masa për zbatimin e plotë të këtij ligji.
  • Nëse Agjencia konstaton se personi zyrtar i ka shkelur dispozitat e këtij ligji dhe nëse shkelja nuk dyshohet se përbën vepër penale, informon institucionin në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën dhe kërkon që ndaj shkelësit të merren masa disiplinore. Institucioni përkatës duhet ta informojë Agjencinë për masat disiplinore që janë marrë ndaj personit zyrtar.
  • Në rastet e dyshimit për vepër penale, Agjencia pas hetimeve të kryera, ia paraqet kallëzimin penal prokurorisë kompetente.