Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

14 Korrik 2017

Pjesëmarrja e Drejtorit të Agjencisë në procesin “Samitit të Berlinit” në Trieste të Italisë

Trieste, 12 Korrik 2017

Në kuadër të aktiviteteve të procesit të "Samitit të Berlinit" për Vendet e Ballkanit Perendimorë organizuar në Trieste të Italisë më datën 12 Korrik 2017, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, në emër të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka qenë i ftuar të marrë pjesë në punëtorinë e organizuar në fushën Kundër Korrupsonit. Punëtoria është organizuar nga Autoriteti Kombëtarë Italian Kundër Korrupsionit si pjesë e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perendimorë.

Në këtë punëtori përfaqësuesit e Agjencive Kundër Korrupsionit të vendeve të Ballkanit Perendimor prezantuan mandatin dhe kompetencat e Agjencive të tyre si dhe sfidat të cilat përballen në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në vendet e rajonit. Në fund, pjesëmarrësit u pajtuan që të bashkëpunojnë në të ardhmen me qëllim të luftimit sa më të mirë të dukurisë së korrupsionit.

Në fund, z. Havolli mbajti një takim ndaraz me homologun e tij, z. Raffaele Cantone, President i Autoritetit Kombëtarë Kundër Korrupsinit të Italisë. Me z. Cantone u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertëve në fushën e kundër korrupsionit.