Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

08 Dhjetor 2017

Gara e vizatimeve e Javës Kundër Korrupsionit 2017 zgjon interesim të jashtëzakonshëm

Në ambientet e Agjencisë Kundër Korrupsionit është mbajtur ceremonia e shpërblimeve për fituesit e garës në vizatim ku kanë marrë pjesë nxënësit e klasave nga VI deri XII. Dymbëdhjetë vizatime janë përzgjedhur si më të mirat nga një komision i  veçantë në përbërje të profesionistëve nga fusha e artit, përfaqësuesit të zyrës së UNDP-së në Kosovë dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit në një garë që ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm.

Autorët e vizatimet fituese janë shpërblyer me nga një iPad, kurse punimet e tyre janë shfaqur në kalendarin e përbashkët 2018 të partnerëve që mbështesin përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: UNDP, Swiss Intercorporation, DANIDA dhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, ka falënderuar për kontributin e tyre në përcjelljen e mesazheve për dëmet që sjell korrupsioni.

“Vazhdoni të shpreheni kundër korrupsionit në të gjitha mënyrat që dini dhe mundeni, sepse lufta kundër korrupsioni nuk mbaron këtu” ka porositur Havolli

Edhe kreu i Zyrës së UNDP-së në Kosovë, z. Andrew Rusell, ka inkurajuar fëmijët që të vijojnë të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta kundër korrupsionit. Ai u ka thënë pjesëmarrësve se kanë një fillim të mbarë në luftën kundër korrupsionit dhe i ka inkurajuar që, përmes talentit që keni, të vazhdojnë të shprehen për gjërat që i shqetësojnë në shkollë apo në ambientin ku jetojnë.

Tridhjetë punime (nga gjithsejtë 640 në garë) që ishin në rrethin e ngushtë të përzgjedhjes kanë qëndruar të ekspozuara në korridorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit para dhe gjatë ceremonisë së shpërblimeve.