Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

25 Janar 2018

AKK nis hartimin e metodologjisë për shmangien e zbrazëtirave ligjore që lënë vend për veprime të mundshme korruptive

Stafi drejtues i Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vijuar punën në hartimin e metodologjisë për verifikimin, identifikimin dhe shmangien e zbrazëtirave ligjore që potencialisht lënë vend për veprime me elemente të korrupsionit.

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të Agjencisë Kundër Korrupsionit në parandalimin e korrupsionit përmes intervenimeve që kanë për qëllim sigurimin e një kornizë ligjore rezistente ndaj korrupsionit.

Nisma për hartimin e metodologjisë për verifikimin, identifikimin dhe shmangien e zbrazëtirave ligjore për nevoja të parandalimit të korrupsionit mbështetet nga Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) dhe Projekti SAEK II i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).