Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Formularët

Formulari për deklarim të pasurisë

Bazuar ne Ligjin nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar si dhe ne  Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë, dhe rregulloren e punës nr. 01-2014 e punës, Agjencia ka përgaditur formularin standard qe duhet te plotësohet nga zyrtarët e lartë publik që obligohen te deklarojnë pasurinë.

Ky foermular përmban katër llojet e deklarimit ku zyrtari duhet ta shënjëzojë se cilin deklarim është duke e bërë:

  • Me marrjen e detyrës (Me rastin e  fillimit të punës, zyrtari i lartë publik ka për obligim deklarimin e  pasurisë brenda afatit tridhjetë (30) ditor); dhe
  • Deklarimin sipas kërkesë së Agjencisë (Agjencia në çdo kohë mund të kërkojë nga zyrtari i lartë publik që ta dorëzojë informacionin e kërkuar në pajtim me ligjin. Po ashtu edhe zyrtarët e lartë publik të cilët janë të përfshirë për herën e parë në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë për obligim të plotësojnë këtë lloj të deklarimit).
  • Deklarimin e rregullt vjetor (Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë bëhet gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik nga data 1 mars deri më 31 mars të çdo viti kalendarik. Zyrtari i lartë publik brenda afatit të paraparë deklaron çdo ndryshim në gjendjen e pasurisë); dhe
  • Deklarimi pas mbarimit, apo shkarkimit nga funksioni (Pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni, zyrtari i lartë publik ka për obligim të paraqes deklarimin e pasurisë brenda tridhjetë (30) ditëve).