Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Deklarimi i Pasurisë

Procedurat e raportimit te rasteve korruptive

Te gjithe personat te cilet kane informacion mbi rastet korruptive ose jane ndeshur apo ndeshen vazhdimisht me abuzime korruptive ne jeten e tyre te përditshme, kontaktoni Agjencine Kunder Korrupsionit.Të gjitha mënyrat e raportimit janë të besueshme dhe konfidenciale: 

Kontaktoni me telefon në:

0800 10 800 (thirrjet pa pagese dhe konfidenciale)

Per cdo rast te korrupsionit te cilin deshironi ta raportoni, ju mund te kontaktoni Agjencine me ane te teefonit pa pagese, ne numrin 0800 10 800. Te gjitha telefonatat e bera ne kete numer dhe informacioni i marre prej tyre, sherben vetem si e dhene ne Agjenci. Sherbimi i thirrjeve pa pagese funksion prej ores 08:00 deri ne oren 16:00.


Kontaktoni personalisht ne adresen:
Agjencia Kundër Korrupsionit
Rruga “Nazim Gafurri”, Nr. 31, Prishtine, Kosove.

Ju mund te paraqiteni personalisht per te raportuar mbi rastin/rastet qe keni per te hasur.  Ne momentin qe ju paraqiteni prane Agjencisë, raportimi juaj do te regjistrohet nga punonjësit e AKK-se te cilet do tju tregojne dhe hapat e metejshem qe do te ndiqen.

Kontaktoni me ane te postes elektronike ne:
www.akk-ks.org

Raportimi juaj mund te kryhet me ane te postes elektronike permes faqes se internetit te Agjensionit ne seksionin “raportimi i korrupsionit online”. Raportimi/et e dërguara me ate te postes elektronike sherbejne vetem si e dhene informative per Agjencinë kundër Korrupsionit.

Nese ju se bashku me raportimin do te dergoni dhe kontaktet tuaja atehere punonjësit e Agjencisë do t’iu kontaktojne menjehere dhe do t’iu bejne te ditur hapat e metejshem, ndersa te dhenat tuaja do te ruhen ne menyre konfidenciale.

Me ane te postes ne adresen:
Agjencia Kunder Korrupsionit
Rruga “Nazim Gafurri”, Nr. 31, Prishtine, Kosove


Gjithashtu ju mund te raportoni rastet ne Agjenci permes letrave te dërguara me poste ne adresen e mesiperme. Te gjitha informacionet e dërguara nga ju do te regjistrohen prej punonjësve te Agjencisë. Nëse ne letren tuaj, ju vendosni dhe kontaktet tuaja, atehere ju do te kontaktoheni nga punonjësit e Agjencisë per t’iu njohur me hapat e metejshem.

Te gjitha menyrat e raportimeve jane konfidenciale dhe te besueshme.