photo

Çmimi për Gazetari Kundër Korrupsionit 2011

10.11.2009

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjensionin Kundër-Korrupsion kanë kënaqësinë të shpallin të hapur Konkursin për Çmim për Storien më të Mirë në Gazetari për Transparencë dhe Kundër Korrupsionit – të botuar apo të transmetuar në periudhën ndërmjet 2 dhjetorit 2010 deri më 18 nëntor 2011 në mediat kosovare.

Kjo nismë është një mundësi për të vlerësuar publikisht kontributin e gazetarëve që nëpërmjet storieve të tyre merren me çështjen e korrupsionit dhe ndikojnë në sjellje transparente dhe të ndershme.

 

 

 

 

 

Kategoritë e Çmimit për Storien më të Mirë në Gazetari për Transparencë dhe Anti-Korrupsion janë:

  1. Storia më e mirë televizive
    1. Çmimi për storien më të mirë të transmetuar nga cilido prej rrjeteve televizive në mbarë Kosovën
  2. Storia më e mirë në shtyp
    1. Çmimi për storien më të mirë të publikuar në gazetë apo revistë në mbarë Kosovën
  3. Storia më e mirë në agjenci të lajmeve
    1. Çmimi për storien më të mirë të publikuar në agjenci lajmesh në Kosovë
  4. Storia më e mirë në radio
    1. Çmimi për storien më të mirë të transmetuar nga cilido prej radiostacioneve në mbarë Kosovën
  5. Kontributi më i mirë në rrjetin social
    1. Çmimi për përdorimin më novator të rrjeteve sociale pa u limituar në rrjetet siç mund të jenë Facebook, Twitter apo blogje të ndryshme, për të avokuar për transparencë dhe parandalim të korrupsionit në Kosovë. Kontributi duhet të jetë në mënyrë specifike i ndërlidhur me atë që është postuar në media sociale ose,
    2. Çmimi për idenë më kreative dhe origjinale për përdorimin më të mirë të mediumeve sociale për t’i angazhuar qytetarët e Kosovës në mënyrë pro-aktive për t’u marrë me çështjen e korrupsionit. Kështu, aplikantët janë të inkurajuar të paraqesin propozime se si media sociale mund të përdoret për fuqizimin e qytetarëve për të paraqitur shqetësime, observime të ndryshme dhe për t’u angazhuar për adresimin dhe raportimin e aktiviteteve të korrupsionit. Aplikuesit që mund të marrin pjesë nuk është e thënë të jenë domosdoshmërisht gazetarë, por ata mund të jenë qytetarë të Kosovës të profesioneve të ndryshme. Inkurajohen për aplikim sidomos të rinjtë. Ne preferojmë që ideja e çmimit të fituar të aplikohet në praktikë gjatë vitit të ardhshëm.

Të gjitha storiet e botuara apo transmetuara prej datës 2 dhjetor 2010 deri më 18 nëntor 2011 kanë të drejtë të konkurrojnë për këtë çmim. Të interesuarit për të aplikuar për këtë çmim ose ata që rekomandojnë ndonjë storie/autor, duhet të dorëzojnë tri kopje në CD ose tri kopje të stories origjinale të botuar në shtyp dhe një përmbledhje të shkurtër në anglisht.

Afati për dorëzimin e storieve është 2 dhjetor 2011. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura duke shënuar “Për konkursin për Çmimin për Gazetari Kundër Korrupsionit” në zyrën e pranimit në objektin e UNDP-së, në Qytezën  Pejton Nr. 14.

Storiet do të shqyrtohen nga një panel i përbërë nga përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore. Fituesit do të shpallen në një ceremoni zyrtare, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2011.

 

Forma për aplikim

photo

Sė shpejti

189

Çmimi për Gazetari Kundër Korrupsionit 2011

Lexo më shumë
OSCE UNDP photo