photo

  • AKK konstaton se Sejdi Rexhepi gjendet në Konflikt Interesi

    AKK  konstaton se Sejdi Rexhepi gjendet në Konflikt Interesi 08.05.2013

    Prishtinë, 8 maj 2013 - Agjencia kundër korrupsionit mori vendim se ekziston Konflikti i Interesit në rastin e z. Sejdi Rexhepi – Prorektor i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe Kryesues i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Lexo më shumë
  • AKK mbyll pesë raste për Konflikt të Interesit

    AKK mbyll pesë raste për Konflikt të Interesit 19.04.2013

    Prishtinë, 19 Prill - 2013 - Agjencia kundër korrupsionit mori vendim që ti mbyll pesë raste për konfliktit të interesit pasi që në disa raste nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për konflikt të interesit, ndërsa disa zyrtar i janë shmangur konflikti të interesit.

    Lexo më shumë
  • Më shumë se 99% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë

    Më shumë se 99% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë 11.04.2013

    PRISHTINË, 11 PRILL 2013 - Më shumë se 99 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, brenda afatit ligjor, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe të deklarimit qysh prej vitit 2007. Ky proces është obligativ sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.

    Lexo më shumë
  • Deklaratë nga Agjencia kundër Korrupsionit

    Deklaratë nga Agjencia kundër Korrupsionit 08.04.2013

    PRISHTINË 08 PRILL 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit kërkon mirëkuptim nga opinioni publik për sa i përket kërkesave të shumta të medias dhe shoqëria civile për publikimin e emrave të nëntë rasteve të zyrtarëve, tek të cilët janë gjetur ndryshime milionëshe të pasurisë së tyre për gjatë katër vite të ushtrimit të funksioneve publike.

    Lexo më shumë
  • AKK publikojë raportin vjetor të punës së saj

    AKK publikojë raportin vjetor të punës së saj 04.04.2013

    Prishtinë, 4 Prill 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot raportin vjetorë të punës së saj për periudhën janar-dhjetor 2012. Në një konferencë për shtyp drejtori i Agjencisë Hasan Preteni u tha gazetarëve se mekanizmat kosovar që kanë për mision luftën kundër korrupsionit nuk kanë shënuar ndonjë rezultat të kënaqshëm. “Mekanizmat e Kosovës, që kanë për mision luftën kundër korrupsionit, në vitin që lam pas nuk kanë shënuar rezultatet e pritura. Megjithatë janë shënuar disa rezultate në parandalimin e korrupsionit, baza juridike është fuqizuar dukshëm, është vu rregull në fushën e deklarimit te pasurisë dhe konfliktit te interesit por mbetet shume për tu dëshiruar ne fushën e luftimit të korrupsionit” tha z. Preteni.

    Lexo më shumë
  • Deri më sot rreth 31% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë

     Deri më sot rreth 31% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë 22.03.2013

    Prishtinë, 22 mars 2013 - Më shumë se 1200 zyrtar të lartë publik deri më sot (22 mars 2013) e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, duke iu përgjigjur kështu pozitivisht obligimit ligjor që kanë sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë si dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.

    Lexo më shumë
  • AKK i adresojë opinion Spitalit Rajonal të Gjilanit

    AKK i adresojë opinion Spitalit Rajonal të Gjilanit 22.03.2013

    Prishtinë, 22 mars 2013- Agjencia kundër Korrupsionit i adresojë sot një opinion menaxhmentit të Spitalit rajonal të Gjilanit përmes së cilit kërkojë nga ky institucion si autoritet kontraktues që t`i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin: -“Furnizimi me pajisje mjekësore” në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

    Lexo më shumë
  • Ka filluar procesi i deklarimit të pasurisë

    Ka filluar procesi i deklarimit të  pasurisë 04.03.2013

    Prishtinë, 4 mars 2013, Procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek AKK-ja, ka filluar sipas afatit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë nga 01 deri më 31 mars 2013.

    Lexo më shumë
  • AKK dhe EULEX-i, lansojnë spotin televiziv për deklarimin e pasurisë

    AKK dhe EULEX-i, lansojnë spotin televiziv për deklarimin e pasurisë 01.03.2013

    Prishtine, 01 mars 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit dhe EULEX-i kanë lansuar spotin televiziv për deklarimin vjetor të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik. Këto deklarime duhet të dorëzohen gjatë periudhës 1 deri më 31 mars të këtij viti.

    Lexo më shumë
  • Gjykatat nxjerrin nëntë aktvendime për mos deklaruesit e pasurisë

    Gjykatat nxjerrin  nëntë aktvendime për mos deklaruesit e pasurisë 22.02.2013

    Prishtinë, 22 shkurt 2013 - Divizionet për Kundërvajtjeje të Gjykatave në Prishtinë, Mitrovice, Prizren e Gjilan kanë nxjerr aktvendime e tyre duke iu përgjigjur ankesave të Agjencisë kundër korrupsionit për sa i përket disa zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk e kanë deklaruar pasurin e tyre sipas afateve ligjore që i përcakton Ligji për Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

    Lexo më shumë
Të gjitha
photo

Sė shpejti

189

Çmimi për Gazetari Kundër Korrupsionit 2011

Lexo më shumë
OSCE UNDP photo